Lazarati, Arvizu: Të inkurajuar nga
aksioni, tani duhen bërë arrestime

Lazarati, Arvizu: Të inkurajuar nga<br />aksioni, tani duhen bërë arrestime
TIRANE - Ambasadori i SHBA-së Aleksander Arvizu ka deklaruar se tashmë, me afrimin e përmbylljes së ndërhyrjes policore në komunën e Lazaratit, pritet që i gjithë operacioni të finalizohet përmes punës së prokurorisë në arrestimet dhe dënimet e personave të implikuar dhe përgjegjës për narkotrafikun.

“Mbështesim fortësisht veprimet e marra nga zbatuesit e ligjit. Unë dhe anëtarë të tjerë të ambasadës amerikane në Shqipëri kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me ministrin e Brendshëm Tahiri dhe drejtorin e Policisë së Shtetit Artan Didin. Qartazi Lazarati ka qenë një problem prej shumë vitesh dhe jemi shumë të inkurajuar që qeveria ka vendosur që tani është koha që të marrin këtë veprim. Gjitashtu vlerësojme faktin që autoritetet kanë treguar kujdes që të mund të shmangim viktimat dhe të lënduarit. Qartazi shumë banorë të Lazaratit nuk janë të përfshirë në aktivitete të paligjshme thjesht ata qëllojnë që jetojnë aty. Dhe ndërsa aksioni i policisë do të përfundojë është e rëndësishme që të pasohet me arrestime, me ndjekje penale dhe le të shpresojmë edhe me dënime, në bazë të evidences dhe jo të spekullimeve”, tha Arvizu.
 
Arvizu po ashtu përgëzoi punën e forcave të rendit, dhe përshëndeti vendimin e qeverisë për ndërhyrje, në një vend të njohur për famën e tij të keqe.

I pyetur për kërkesën e Partisë Demokratike që të ndalojë aksioni në Lazarat, Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu tha se “nuk mund të flas për opozitën, por vetëm për pozicionin tonë".

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Trafiku i çmendur në Tiranë? Eksperti: Këta rrugë kemi, të disiplinojmë shoferët, gjobat i kemi shumë të lira! Këta ndalojnë për të pirë kafe

Trafiku i çmendur në Tiranë? Eksperti: Këta rrugë kemi, të disiplinojmë shoferët, gjobat i kemi shumë të lira! Këta ndalojnë për të pirë kafe