LAZARAT- Fluksi i përsonave që kërkojnë punë në sheshin "Omonia" në Gjirokastër ka pësuar ulje. Prej tre muajsh, në ambientin që pozicionohet përpara ish ndërmarrjes së ndërtimit ka shumë pak lëvizje.
Banorët e zonës sqarojnë se shkak janë bërë ofertat e majme të lazaratasve për punëtorë. Plantacionet me hashash dhe oborret e shtëpive të mbjella me lëndë narkotike duan forcën punëtore dhe kjo ka shërbyer si një mundësi për të papunët. Çdo mëngjes, furgonët e Lazaratit vijnë bosh dhe kthehen plot ndërsa një ditë punë në fshatin e famshëm mësohet se shkon deri në 1500 lekë. Në një punë tjetër, çdo frekuentuesi të sheshit "Omonia" do t'i duhej një ditë e gjysmë punë për të siguruar kaq të ardhura.
Organizatat e pavarura që merren me monitorimin e tregut të punës konstatojnë se shkalla e papunësisë në Gjirokastër shkon nga 60-70%.
DIALOGU I GAZETARIT ME MEDITESIN
Punë s’ka të ardhura s’ka
Unë shikoj që sheshi është bosh, si shpjegohet?
S’ka, kanë ikur nëpër shtëpira, s’ka punë.
Ka ndonjë variant tjetër?
Jo, s’ka variant tjetër.
Po të tjerët ku punojnë?
Dalin në Lazarat, Gjirokastër.
Po në Lazarat cfarë punojnë?
Punojnë punëtorë krahu.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

nga punëtorët me mëditje">