Lazarati,Braçe:Bie qendra e
organizatës kriminale më të madhe 

Lazarati,Braçe:Bie qendra e<br />organizatës kriminale më të madhe 
TIRANË - Deputeti socialist, Erjon Braçe bën thirrje përmes rrjetit social “Facebook” se “Duhet shkatërrim i çdo infrastrukture fizike e financiare të organizatës kriminale të përdorur për kultivimin e trafikimin e drogës nga Lazarati”- duke vlerësuar aksionin e policisë pa shkaktuar asnjë viktimë.

Duke përmendur aksionin në Lazarat Braçe shprehet  se “Bie qendra e organizatës kriminale më të madhe në vend” –duke theksuar se “Policia e shtetit merr nën kontroll gjithë fshatin Lazarat.”
“Por,krahu politik i organizatës më të madhe kriminale në vend nuk ka rënë ende.”-shkruan më tej Braçe duke përmendur edhe deklaratën e ish-kryeministrit Berisha se mosndërhyrja në Lazarat ka qenë një vendim politik.
 
Statusi i plotë e deputetit socialist Erjon Braçe në rrjetin social “Facebook”.
“Bie qendra e organizatës kriminale më të madhe në vend!!
Policia e shtetit merr nën kontroll gjithë fshatin Lazarat!!
 
Por, krahu politik i organizatës më të madhe kriminale në vend nuk ka rënë ende.
Sot, kreu i krahut politik të kësaj organizate kriminale Sali Berisha tha troç e qartë se ka qenë vendim i tij politik mosndërhyrja dhe mosgoditja e organizatës kriminale më të madhe në vend.
 
Tani duhet përgjegjësi ndaj Sali Berishës!!
 
Ndërkohë; Duhet shkatërrim i çdo infrastrukture fizike e financiare të organizatës kriminale të përdorur për kultivimin e trafikimin e drogës nga Lazarati!!
 
Në fund;
Nder e respekt për Policinë e Shtetit, betejën e saj deri në sakrificë!!
 
Mendojeni;
Pavarësisht egërsisë së organizatës kriminale, përdorimit prej saj të çdo arme të rëndë kundër saj, Policia e Shtetit kreu operacionin më të madh e më seriozin pa asnjë viktimë!! pa asnjë viktimë!!”

erjon brace facebook
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq në Durrës, ishte ankoruar në portin e peshkimit, fundoset peshkarexha ‘Gimi dhe Geri’

Moti i keq në Durrës, ishte ankoruar në portin e peshkimit, fundoset peshkarexha ‘Gimi dhe Geri’