Lazarati, Braho: Sulm banditesk? Po 
laboratorët dhe armët kundër bluve? 

Lazarati, Braho: Sulm banditesk? Po <br />laboratorët dhe armët kundër bluve? 
TIRANE - Kryetari i Komisionit parlamentar të Sigurisë, Spartak Braho ka reaguar ndaj deklaratave të një dite më parë të ish-ministrit të Brendshëm, Flamur Noka i cili i cilësoi si akt banditesk operacionet e policisë në Lazarat duke i bërë thirrje që të distancohen nga këto akuza. Teksa ka vlerësuar dhe ka dhënë mbështetje ndaj punës së policisë, Braho u bëri thirrje banorëve të fshatit të Lazaratit që të bashkëpunojnë me policinë.

“Dëgjova me neveri deklaraten e Partisë Demokratike dhe të deputetit Noka, lidhur me cilësimin sulm banditesk të forcave të Policisë së Shtetit ndaj stanit kriminal të Lazaratit dhe kriminëlve të Lazaratit. U bëj thirrje të distancohen nga këto cilësime negative sepse në stanin kriminal të Lazaratit përveç Mahmutaj dhe Dasho Alikaj ndodhej dhe laboratori drogës dhe uzinë armatimesh, të cilat rezultojnë se përdoren kundër forcave të policisë. Në emër të Komisionit të Sigurisë shpreh mbështetjen e fuqishme ndaj Policisë së Shtetit për operacionin e saj shembullor, të sukseshëm të kujdesshëm, në thelb humanitar. Me ketë rast i bëj thirrje popullit të Lazaratit t’i kthehet normalitetit dhe të bashkëpunojë me Policinë e Shtetit”, u shpreh kreu i komisionit të Sigurisë.
 
I pyetur nga mediat se nëse ky operacion ka lidhje me deklaratat e deputetit gjovalin kadeli ndaj ministrit të brendshëm sajmir tahiri braho u shpreh se ka vetëm një qendrim ai I kryetarit të lsi duke I mohuar ato
 
“Nuk ka asnjë deklaratë zyrtare të tipit Kadeli, ka deklaratë të kryetarit të LSI që ne jemi në mbështetje të qeverisë dhe Ministrit të Brendshëm”, tha Braho.

Deklaratat e Brahos erdhën në përfundim të mbledhjes së Komisionit të Sigurisë. Deputetët miratuan në tërësi brenda pak minutash projektligji për Komandimin e Forcave të Armatosura.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i trageteve të pasagjerëve Durrës - Bari e anasjelltas

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i trageteve të pasagjerëve Durrës - Bari e anasjelltas