Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi thotë se operacioni në Lazarat tregoi më se miri se ku ka seriozitet dhe vendosmëri , policia funksionon si një skuadër dhe rezulatet janë të prekshme për të gjithë.
Nga Gjirokastra ku zhvilloi takim me efektivat e policisë që morën e vazhdojnë të marrin pjesë në operacion në Lazarat, Didi tha se operacionin do vazhdojë për të garantuar rendin dhe qetësinë për banorët e këtij fshati.
Drejtori i Përgjithshëm , gjatë fjalës së tij ka falënderuar efektivat e reparit Special Renea, të reparteve të FNSH, si dhe efektivat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, për gjithë kontributin e tyre në këtë operacion tejet të vështirë, për kurajon dhe guximin , por mbi të gjitha për gjakftohtësinë dhe dashamirësinë që treguan ndaj komunitetit të thjeshtë të Lazaratit.
Didi është shprehur që edhe pse ju u sulmuat me të gjitha llojet e armëve , ju treguat profesionalizëm , treguat humanizëm duke bërë më të mirën , dhe vetë faket e tregojnë këtë . "Ju të gjithë së bashku i dhatë një fytyrë të re policisë , fituat besimin e humbur prej kohësh në komunitet, e tek ndërkombëtarët", theksoi Didi.
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)