Gate Mahmutaj, një nga të akuzuarit kryesorë të sulmit me armë zjarri ndaj policisë gjatë aksionit “ Lazarati 2014” në Gjirokastër ka kërkuar në seancën e sotme gjyqësore në Gjykatën e Krimeve të Rënda, gjykim të shkurtër.
Bashkë me të shkon në 11 numri i të pandehurve që kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, nga grupi i të arrestuarëve një vit më parë që dyshohet se qëlluan me armë ndaj policisë në Lazarat. Në rast të një dënimi nëse kërkesa e Gate Mahmutaj pranohet ai përfiton 1/3 e uljes së dënimit. Mahmutaj akuzohet edhe për kultim lëndësh narkotike cannabis sativa si dhe armëmajtje pa leje.
Një seancë më parë ishte djali i tij Vandam Mahmutaj që kërkoi gjykim të shkurtuar, por ende gjykata nuk ka një vendim nëse do ta pranojë apo jo këtë kërkesë.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Mahmutaj, do gjykim të shkurtua">