Lazarati drejt normalitetit, Beqaj
përuron Qendrën Shëndetësore

Lazarati drejt normalitetit, Beqaj<br />përuron Qendrën Shëndetësore
LAZARAT - Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka përuruar Qendrën Shënderësore në Lazarat, duke i dhënë një tjetër shtysë fshatit famëkeq për rikthimin e tij në normalitet pas superaksionit policor ku u kapën tonelata drogë dhe sasi të mëdha arsenali armësh.

Gjatë përurimit, ministri Beqaj theksoi se tashmë në këtë fshat do të funksionojë sistemi shëndetësor, duke shtuar se tashmë Lazarati po kthehet në normalitet.

Vizita e Ministrit të Shëndetësisë vjen pas rikonstruksionit të Qendrës Spitalore, ndërsa të pranishëm në përurimin e saj morën pjesë edhe banorët të Lazaratit.

Fshati i Lazaratit i është rikthyer tashmë normalitetit pas aksionit të suksesshëm antikanabis të zhvilluar nga policia e shtetit, ku krahas shkëmbimeve të zjarrit mes bandës së
trafikantëve dhe efektivëve blu nuk u shënua asnjë viktimë, ndërsa fshati u çlirua nga sasia e madhe e drogës si dhe arsenalit të madh të armëve të gjetura. 

beqja
(Në foto: Ministri Ilir Beqa me banorët e Lazaratit gjatë përurimit të Qendrës Shëndetësore)

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë