Mes personave të dënuar këtë të hënë nga gjykata është dhe Razip Mahmutaj, i njohur ndryshe si Gatja i Lazaratit i cili duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar nga 18 vite që kërkoi prokuroria u dënua me 12 vite. Gate Mahmutaj u arrestua në qershor të 2014 së bashku me djalin e tij Vandam Mahmutaj dhe në atë kohë ai u konsiderua si kreu i grupit që kundërshtoi me armë operacionin e policisë për asgjesimin e kanabisit pas dy dekadave në fshatin rebel të trafikantëve.
Gate Mahmutaj u dorëzua 6 ditë pas ndërhyrjes së policisë në fshatin Lazarat, ndërsa me prangosjen e tij pushuan të shtënat me armë në drejtim të uniformave blu që u futën në fshat.
Vetë të pandehurit nuk bënë asnjë koment pas dënimeve të lexuara nga gjykatësi Klodian Kurushi.
Ky proçes mbyllet pas 20 seancave ndërsa nga akuza për grup të strukturuar kriminalë ka rënë për 2 nga 9 të pandehurit dhe ata janë Ramadan Basha dhe Alteo Haska.
Tabela e dënimeve përfundimtare, pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar
Në këtë tabelë janë listuar dënimet e kërkuara nga prokuroria e krimeve të rënda dhe dënimet përfundimtare të dhëna nga gjykata pasi këta të pandehur pranuan gjykimin e shkurtuar.
Proçesi vazhdon të jetë i hapur për dosjen “Lazarati 2014” për 3 të pandehur të cilët nuk kërkuan gjykim të shkurtuar mes tyre dhe Arbjon Aliko.
Arbjon Aliko është nën akuzë dhe për vrasjen e oficerit të Reneas Ibrahim Basha në Qershor të 2015 akuzë për të cilën ai përballet sëbashku me vëllain e tij Alban Aliko.
225 gëzhoja
Përgjime telefonike, gjurmët gishtërinj, armë drogë dhe një numër prej 225 gëzhoja automatiku janë siguruar si prova materiale kundër të pandehurit Gate Mahmutaj. Burimet thanë se vetëm në banesën dhe plantacionet e drogës që zotërohen nga i arrestuari Gate Mahmutaj, janë gjendur rreth 225 gëzhoja kallashnikovi. Për hetimin e këtij grupi kriminal që vepronte prej shumë vitesh në fshatin e Lazaratit janë aktivizuar 7 oficerët të Policisë Gjyqësore dhe dy prokurorët e Krimeve të Rënda Përparim Kulluri dhe Anton Martini. Sipas prokurorëve gjatë ekspertizës, në duart e Gate Mahmutaj dhe djalit të tij 19-veçarit Vandam Mahmutaj, janë gjetur shumë mbetje baruti, që sipas akuzës, janë pasojë e të shtënave me armë në drejtim të efektivëve të policisë që kishin hyrë në rrethinat e fshatit.
Biseda me Tavon
Gate Mahmutaj, përpara se të vetëdorëzohej komunikimet e fundit telefonike i ka pasur me kryetarin e Komunës Lazarat, Dashnor Aliko dhe deputetin e LSI Vangjel Tavo. Një gjë e tillë bëhet me dije nga burime pranë grupit hetimor, të cilat thanë për gazetën “Shqiptarja.com” se nga verifikimi i telefonit të Razip allias Gate Mahmutaj komunikimi i fundit që ia ka bërë para se të vetëdorëzohej në polici, është me kryekomunarin Dashnor Aliko dhe deputetin e LSI në qarkun të Lazaratit, Vangjel Tavo. Numrat e këtyre dy zyrtarëve janë gjetur në telefonin e Mahmutaj, ndërkohë që gjatë intervistimit të tij nga prokurorët, Mahmutaj ka pranuar se kishte biseduar me Vangjel Tavon dhe kryekomunarin Dashnor Aliko. Sipas tij, komunikimi është bërë me qëllim vetëdorëzimin dhe që uniformat blu të mos qëllonin në drejtim të tij. Më tej Mahmutaj ka shtuar se emri i tij është nxjerë qëllimisht në listën e personave të kërkuar nga policia, në një kohë kur ai vetë nuk është përfshirë në asnjë veprimtari kriminale, por ka qenë me lopët në mal.
Me lopë
Mahmutaj ka shtuar se emri i tij është nxjerrë qëllimisht në listën e personave të kërkuar, në një kohë kur ai vetë nuk është përfshirë në asnjë veprimtari kriminale, por ka qënë me lopët në mal.
Vetëdorëzimet, pas Gates në “Report Tv”, u dorëzua dhe i biri
Vetëm pak ditë pas vetëdorëzimit të Gate Mahmutaj në polici,ka qënë djali i tij Vandam Mahmutaj ai që ështëvetëdorëzuar. Vetëdorëzimi i Vandamit,sipas Policisë së Shtetit është bërë së bashku me 4 persona të tjerë mes tyre Rustem Mahmutaj, Telsim Mahmutaj kushërinj mes tyre dhe Hysen Çela, i njohur ndryshe dhe si Neni, dhe ky i pasi tregoi vendodhjen gjatë një interviste për Report Tv u prangos nga blutë. Neni Çela është i dyshuar nga Policia e Shtetit si personi që qëllonte me snajper ndaj forcave special.
Pretenca e Prokurorisë
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi 110 vite burg për 10 të pandehurit e dosjes Lazarati 2014 mes tyre dhe Gate Mahmutajn.
Në pretencën e lexuar para gjykatës prokurorët Përparim Kulluri dhe Anton Martini kërkuan 18 vite burg për Razip Gate Mahmutajn dhe 8 vite për djalin e tij Vandam Mahmutajn.
17 vite prokuroria kërkoi për Arjan Bashën, 14 për Alteo Haskën, 12 për Engled Alikon, 11 për Matia Bocin, 7 vite për të vetdorëzuarin Klajdi Karamani, 7 për Lorenc Bregun dhe 3 vite për drini Alikon.
Por si u gjykuan 10 të pandehurit e dosjes “Lazarati 2014”?
Ndaj këtij grupi janë zhvilluar 14 seanca që prej Qershorit 2015 kur dosja u dërgua në gjykatë dhe për 10 të pandehurit gjykata e krimeve të rënda pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)