Lazarati i kthehet normalitetit, faza
e dytë: Kontroll banesë më banesë

Lazarati i kthehet normalitetit, faza<br />e dytë: Kontroll banesë më banesë
TIRANE- Tashmë pasi Lazarati u mor pa asnjë viktimë, ka nisur faza e dy e operacionit policor. Veç aksioneve për arrestime të personave që kanë qëlluar me armë, policia është angazhuar edhe në kontrolle të ndryshme nëpër banesa apo ambiente të tjera.

Siç bëhet e ditur, deri mbrëmjen e djeshme janë kontrolluar 135 banesa të fshatit. Ndërkaq, janë zbuluar arsenale të tëra armësh të rënda, municionesh, mitroloze, antitankë dhe duket se policia ka mbetur e vetme në mes të fshatit. Janë arrestuar 15 persona, janë sekuestruar më shumë se 30 ton drogë, 107 mijë rrënjë kanabis, 49 armë të ndryshme, 4 laboratorë droge, dhjetëra mijëra fishekë. Gjithashtu janë gjetur dhe 5 makina me municione dhe 10 të tjera boshe. Por ende ka mbetur një grup kriminal që është në kërkim nga policia dhe që besohet se, udhëhiqet nga Lilo Brahimi.

Në foto: Policia në qendër të Lazaratit

Policia mbush Lazaratin
Nga Gjirokastra për në hyrje të Lazaratit ka pasur vetëm një posbllok policor, ndërkohë që rruga deri në qendër të fshatit ka qenë e lirë. Autoblinda, fuoristrada dhe mjete të transportit, të gjitha me targa të Policisë së Shtetit, nuk i ka parë ndonjëherë ky fshat qysh prej rënies së sistemit diktatorial. Në një rrugë që të çon në lagjen Mahmutaj, në një interval gati 20 minutësh nga njëri-tjetri, tre grupe policësh kanë ngarkuar në disa mjete transporti, sasi të ndryshme lëndësh narkotike të depozituar në thasë të zinj. Ndërsa më në veri, tymi ende dilte nga djegia e hashashit, që vazhdon të pështjellonte ajrin dhe të kundërmonte në të gjithë hapësirën nga lart e deri në kufijtë e poshtëm të lagjes Kordhocë. Ndërkaq, që ende nuk është vënë në pranga një bandë që besohet se, përbëhet nga më shumë se 15 persona dhe që janë larguar nga Lazarati.

Rend dhe Siguri
Janë dashur pesë ditë aksion intensiv antikanabis të forcave speciale të RENEA-s, Delta Force dhe FNSH, përballë një bande trafikantësh dhe tashmë Lazarati është tërësisht nën administrimin e forcave të rendit të shtetit shqiptar. Ashtu si asnjëherë më parë në çdo pjesë të territorit të Lazaratit, është prezente Policia e Shtetit duke ofruar rend dhe siguri për banorët, të cilët gjatë ditëve të këtij superaksioni përcillnin apelin për t’i dhënë fund kësaj “lufte” dhe për të arrestuar banditët, të cilët nga nisja e aksionit rezistuan me armë ndaj uniformave blu.

policia ne <a style=lazarat" src="http://www.shqiptarja.com/foto/125705_4.jpg" style="opacity: 0.9; border-width: 0px; border-style: solid; margin: 7px; width: 620px; height: 250px;" />

Reportazh Lazarati i kthehet normalitetit, tani edhe me policë rrugorë
Jeta në fshatin me 4500 banorë, duket se ka filluar tërilindë, pas ditëve të fundit me ankth dhe frikë për banorët që nuk kishin asnjë lloj lidhje
me bandat e armatosura siç thonë vetë vendasit. Duket se fshati, është rikthyer në një rrjedhë më normale në raport edhe me ditët kur hashashi kultivohej me shumicë. Aktiviteti i përditshëm i njësive të shitjes apo ato të shërbimit, ka qenë më shumë se normal, pasi vizitorët që janë policët apo dhe njerëzit e huaj që nuk kanë lidhje me fshatin, janë shndërruar në klientë. Arsimtarët e dy shkollave të fshatit asaj 9-vjeçare dhe gjimnazit “Muhamet Gjolleshi”, pasi janë paraqitur, janë larguar më herët se ditët e tjera, ndërsa ka vijuar normalisht puna në qendrën e vetme shëndetësore, kopështin e fëmijëve si dhe administratën komunare e cila ka qenë në shërbim të pandërprerë edhe përgjatë ditëve të konfliktit mes policisë dhe keqbërësve. “Pushteti” i kanabisit në fshatin e konsideruar “të pakrekshëm” nga Policia e Shtetit dhe “peng” të grupeve kriminale, ra!

Qytetarët mendime të ndryshme për aksionin
Edhe pse policia ka hyrë në fshatin Lazarat dhe personët e armatosur dhe trafikanët janë larguar, banorët e fshatit kanë mendime të ndryshme. Njerëzit e paktë që shikon nëpër rrugët e fshatit janë të ndarë në vlerësime për policinë, por më të shumtët, nuk pajtohen me mënyrën sesi u soll policia me fshatin e tyre ndonëse askush prej tyre, nuk ka depozituar deri ditën e premte,
ndonjë kallzim penal në Prokurorinë e Gjirokastrës për ndonjë polic konkret, apo grup policor. Ndërsa ata pak vendas, nuk fshehin faktin që më në fund, ligji u vendos edhe në këtë zone të pakontrolluar nga shteti prej viteve ’90 kur kishte dalë nga binarët.


Në foto: Policia në qendër të Lazaratit
 Policia në qendër të Lazaratit

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 21 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq në Fier, reshjet intensive lënë pa energji elektrike Libofshën dhe rrethinat e saj

Moti i keq në Fier, reshjet intensive lënë pa energji elektrike Libofshën dhe rrethinat e saj