Lazarati i paprekshëm, breshëri
drejt qytetit, plagoset 26-vjeçarja

Lazarati i paprekshëm, breshëri<br />drejt qytetit, plagoset 26-vjeçarja
GJIROKASTER -  Në "fermën" e drogës me emrin Lazarat, jovetëm që nuk ndërhyhet, por banorët e këtij fshati terrorizojnë një qytet të tërë.
 
Një ngjarje e ngjashme ka ndodhur edhe mbrëmjen e së hënës, kur nga fshati Lazarat janë dëgjuar breshëri automatiku, duke shkaktuar edhe një të plagosur. Plumbat e drejtuar nga qyteti i Gjirokastrës, kanë plagosur një vajzë 26 vjeç, P.Duri, banore e lagjes "Zinxhira".
 
Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës kanë pohuar, se një plumb qorr e ka qëlluar vajzën në dorë dhe ajo është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit. Vajza e dëmtuar ndodhet jashtë rrezikut dhe siç është mësuar, plumbi ka ardhur nga drejtimi i fshatit Lazarat, ndërsa ajo u plagos, sapo u dëgjuan të shtënat në fshatin e drogës. Megjithëse policia deklaroi se po heton për autorin, deri paraditen e të martës nuk ka asnjë njoftim për identifikimin e tij.

Kjo nuk është hera e parë që nga Lazarati në drejtim të qytetit të Gjirokastrës qëllohet me breshëri. Madje, në disa raste janë plagosur persona të ndryshëm, ndërsa asnjë prej ngjarjeve nuk është zbardhur. 

Pak ditë më parë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Hysni Burgaj dhe Drejtori i Repartit të Aviacionit të Guardia di Finanza, Stefano Bastoni, në një konferencë të përbashkët për shtyp, publikuan zonat më të prekura nga kultivimi i hashashit në 12 qarqet e vendit. Ndërsa Lazarari ishte "megaferma", që prodhonte brenda një viti, në vlerë monetare, 4.5 milionë euro hashash. 

Megjithë konfirmimet për prani hashashi, ndihmën e dhënë nga italianët për fotografimin dhe filmimin e zonave të mbjella nga një avion i specializuar, asnjë ndërhyrje nuk është bërë nga policia shqiptare, as në zona tjera e as në Lazarat. Madje, nga ky i fundit qëllohet edhe me armë, sikur duan të tregojnë se janë të paprekshëm.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

'Gjithmonë gati, të përpiktë dhe besnikë', media spanjolle i bën 'skaner' mafias shqiptare: Ata nuk flasin kot

'Gjithmonë gati, të përpiktë dhe besnikë', media spanjolle i bën 'skaner' mafias shqiptare: Ata nuk flasin kot