"Lazarati II" në veri, trafikantët
qëllojnë policinë.Foto ekskluzive

qëllojnë policinë.Foto ekskluzive">
SHKODER - Pas aksionit të suksesshëm në Lazarat, forcat e policisë kanë nisur një tjetër operacion antikanabis, kësaj here në veri të vendit. "Shqiptarja.com" dhe "A1 Report" siguron foto dhe video ekskluzive nga operacioni i policisë në Dukagjin për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike të kultivuara në këtë zonë. Por operacioni i sotëm nuk ka rezultuar i qetë, pasi rreth 15 persona tashmë të identifikuar kanë qëlluar për 30 minuta me armë ndaj forcave policore në terren.

Aksioni anti-kanabis është rikthyer mëngjesin e sotëm në veri të vendit, ku sipas policisë së qarkut Shkodër operacioni do të shtrihet kryesisht në komunat e zonës së Dukagjinit, Shllak, Shosh, Pult dhe Temal dhe do të vazhdojë deri në asgjësimin e të gjitha parcelave të mbjella me lëndë narkotike në territorin e qarkut Shkodër.

Deri tani raportohet se janë identifikuar 15 parcela me rreth 34 000 bimë narkotike kanabis sativa, ndërsa në terren marrin pjesë 150 efektiv të drejtorisë së Shkodër, si dhe 3 grupe nga repartet RENEA dhe të forcave të ndërhyrjes së shpejtë.
 
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë