Lazarati, jo vetëm drogë e armë
gjenden 26.5 mln lekë në tunel

Lazarati, jo vetëm drogë e armë<br />gjenden 26.5 mln lekë në tunel
LAZARAT - Jo vetëm drogë, bimë narkotike e armë, por edhe para janë gjetur në Lazarat. Gjatë kontrolleve të policisë në territoret përreth banesës së një shtetasi në fshatin Kordhocë, në një tunel u gjet një sasi prej 26 milionë e 480 mijë lekë të vjetër, brenda një kove, të cilët u bllokuan me cilësinë e provës materiale. Pasi arritën të vënë në kontroll dhe t’i kthejnë shtetit fshatin e Lazaratit, të mbajtur “peng” prej vitesh nga grupet kriminale të trafikantëve, policia vijon me aksionin dhe kontrollet banesë më banesë në luftën kundër asgjesimit të çdo rrënje të kanabisit. 

Gjatë ditës së sotme janë sekustruar 3.16 ton të tjera marijuanë në Lazarat. Policia ka asgjesuar edhe 430 bimë, ndërsa vlera totale e drogës së sekuestruar gjatë të gjithë operacionit i kalon 50 milionë euro. Në thasët me drogë janë gjetur edhe eksploziv dhe granada. SHKB ka arrestuar edhe një polic rrugor që favorizonte banorët e Lazaratit të lëviznin pa iu nënshtruar kontrolleve. 
 
Sot, në 52 banesa asgjesohen 3.16 ton marijuanë, në qendër të fshatit edhe një kazino
Policia gjen eksplozivë në thasët me marijuanë në ditën e nëntë të operacionit në Lazarat. Vetëm të hënën janë sekuestruar 3 ton 160.15 kg marijuanë dhe rreth 430 bimë narkotike kanabis sativa, 94 armë zjarri automatikë e pushkë, 5 mitroloz të lehtë dhe 5 armë gjahu në ditën e nëntë të operacionit në Lazarat. 

Gjatë aksionit të policisë në fshatin e Lazaratit, janë evidentuar raste të fshehjes së eksplozivëve, granatave apo fishekëve në brëndësi të lëndës nakotike.
 
Nga kontrollet gjatë ditës së sotme është sekuestruar edhe 1 pajisje për vakum ajri, 1 maskë, 1 jelek multifunksional policie, 1 dylbi termike. Por në qendër të fshatit, në një kazioni janë sekuestruar makineta të lojërave të fatit dhe 2 kasaforta.

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Strategjitë e kandidatëve për president pas debatit

Strategjitë e kandidatëve për president pas debatit