....
“Pushteti” i kanabisit në fshatin e konsideruar “të pakrekshëm” nga Policia e Shtetit dhe “peng” të grupeve kriminale, ra! Janë dashur 5 ditë aksion intensiv antikanabis të forcave speciale, përballë një bande trafikantësh dhe tashmë Lazarati është tërësisht nën administrimin e forcave të rendit të shtetit shqiptar.
Kontrollet në cdo banesë dhe territor të Komunës së Lazaratit vijonë edhe gjatë ditës së 6 të këtij aksioni, për të zbuluar dhe më tej asgjësuar sipërfaqet e kultivuara me bimë narkotike. Por në misionin e operacionit të Polisisë mbetet dhe kapja e grupeve kriminale që qëlluan me armë ndaj forcave speciale.
Gjatë së premtes policia gjeti në ambientet mbi depon e ujit në qendër të fshatit të Lazaratit një antitank, një mitraloz dhe një sasi të madhe fishekësh e municioni mitrolozi, antitanku, e armësh të tjera.
Pesëmbëdhjetë banditë të dyshuar për sulmet ndaj policisë janë arrestuar, mbi 23 ton kanabis sativa dhe mbi 81 mijë rrënjë bimë narkotike dhe fidanë janë asgjësuar në 5 ditë superaksion të Policisë së Shtetit në fshatin e Lazaratit në luftën kundër kultivimit të drogës.
Po ashtu nga kontrollet e banesave dhe ambienteve të tjera në brendësi të fshatit Lazarat me vila lukzose, janë gjetur 4 laboratorë nga të cilët 2 përpunimi të bimëve narkotike dhe 2 për përpunimin e vajit të hashashit, si dhe sasi të konsiderueshme municioni dhe armë, antitank e mitroloz.
Ashtu si asnjëherë më parë në çdo pjesë të territorit të Lazaratit të rrethit të Gjirokastrës, është prezente Policia e Shtetit duke ofruar rend dhe siguri për banorët, të cilët gjatë ditëve të këtij superaksioni përcillni apelin për t’i dhënë fund kësaj “lufte” dhe për të arrestuar banditët, të cilët nga nisja e aksionit bënë rezistencë të armatosur kundër Policisë së Shtetit. Zëri i tyre u përcoll përmes televizionit A1 REPORT, i cili në një transmetim maratonë LIVE në këto ditë, solli për teleshikuesit atë se çfarë ndodhte në fshatin jugor më të madh në vend. Mbrëmjen e djeshme, efektivët e policisë kanë pasur nën kontroll të gjithë zonën e komunës së Lazaratit, edhe pse një pjesë e trafikantëve që kanë qëlluar policinë nuk janë kapur ende. Në këtë operacion u përdorën rreth 60 automjete policie. Forcat speciale të policisë, të komisariateve, RENEA, FNSH-ve, të Tiranë, Shkodrës, Fierit, ato të DELTA Forcë, të Drejtorisë së Operacioneve Speciale në Policinë e Shtetit, tani kanë nën administrim fshatin për të cilin është folur kaq shumë se do të duhej një kohë e gjatë për ta marrë nën administrim.
6 ditë aksion në Lazarat, Policia: Sot u asgjësuan 7 ton e 448.7 kg marijuanë dhe 25 870 bimë kanabis
Në ditën e gjashtë të operacionit të policisë në Lazarat, Policia e Shtetit jep rezultatet lidhur me aksionin e sotëm të zhvilluar në këtë fshat. Kështu, Policia njofton se gjatë ditës së sotme janë kontrolluar 105 ambiente, si dhe janë gjetur e asgjësuar 7 ton e 448.7 kg marijuanë; si dhe 25 870 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa.
Në sajë të kontrolleve të ushtruara në banesa dhe ambiente të tjera në Lazarat, policia ka sekuestruar 32 armë zjarri automatikë e pushkë, 4 pistoleta, 2 armë të vjetra, 2 mitraloz dhe 1 antitank dhe 1 granatëhedhës; si dhe 29.750 fishekë, si dhe 9 arka me fishekë dhe 13 kaseta me fishekë.
Ndërkaq, Policia e Shtetit njofton se gjatë kontrolleve të ushtruara janë gjetur e sekuestruar 5 automjete me armatim e municion, si dhe 10 automjete bosh; 4 kuti predha granatëhedhësi, 3 granata, 4 kallëp tritol; si dhe 2 presa kanabisi.
Gjatë ditës së sotme nga strukturat e Policisë së Shtetit deri në 17:45:
- janë kontrolluar 105 ambiente të ndryshme (banesa, stane, magazine) në territorin e fshatit Lazarat.
- janë gjetur e asgjesuar 7 ton e 448.7 kg marijuanë
- janë gjetur e asgjesuar 25.870 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa
- janë sekuestruar 32 armë zjarri automatikë e pushkë,
- janë sekuestruar 4 pistoleta
- janë sekuestruar 2 armë të vjetra
-është sekuestruar 2 mitroloz dhe 1 antitank dhe 1 granatëhedhës
-janë sekuestruar 29.750 fishekë, si dhe 9 arka me fishekë dhe 13 kaseta me fishekë
- janë gjetur e sekuestruar 5 automjete me armatim e municion, si dhe 10 automjete bosh
- janë sekuestruar 4 kuti predha granatëhedhësi, 3 granata, 4 kallëp tritol
- janë sekuestruar 2 presa kanabisi
Fishekë e kanabis në banesën e Sali Gjolleshit, e braktisur
Sekuestrohen 2700, fishek, 218.3 kg Kanabis e paketuar në qese plastike, në banesën e Sali Gjolleshit, banesa u gjet e hapur dhe në të nuk kishte asnjë person.
Gjatë ditës së sotme nga strukturat e Policisë së Shtetit deri në orën 14:00:
- janë kontrolluar 32 ambiente të ndryshme (banesa, stane, magazine) në territorin e fshatit Lazarat.
- janë gjetur e asgjesuar 2 ton e 10.1 kg marijuanë
- janë gjetur e asgjesuar 9385 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa
- janë sekuestruar 11 armë zjarri automatikë e pushkë
- janë sekuestruar 4 pistoleta
-është sekuestruar 1 mitroloz dhe 1 antitank dhe 1 granatëhedhës
-janë sekuestruar 20.250 fishekë
- janë gjetur e sekuestruar 5 automjete me armatim e municion, si dhe 2 automjete bosh
- janë sekuestruar 4 kuti predha granatëhedhësi
Aliko për A1 REPORT: Banditët që qëlluan policinë janë shporrur nga mali
Ora 11:25 Kreu i Komunës së Lazaratit në një intervistë Live për A1 REPORT të mundësuar përmes teknologjisë Skype, tha se grupet kriminale që kanë qëlluar në këto ditë kundër policisë ishin strehuar në këtë fshat, dhe tashmë, siç tha ai, janë “shporrur” nga mali. Ai tha se me ta janë larguar edhe banorë të Lazaratit të cilët i janë bashkuar banditëve të armatosur.
“Doja të falendereoja Policinë e Shtetit për profesionalizmin në këtë aksion. Falenderoj gjithë banorët e ndershëm të Lazaratit që ju përgjigjën pritjen tonë për t’u bërë bashkëpunëtorë të Policisë së Shtetit. Falenderoj median. Për personat e implikuar në Lazarat dhe që qëlluan kundër policisë ata janë larguar në drejtim të malit dhe janë shporrur nga Lazarati”, tha Aliko
Gazetari: Kush është shporrur nga Lazarati?
Unë mendoj që persona që kanë qenë të strehuar në Lazarat dhe persona nga Lazarati që i janë bashkuar atyre, tashmë kanë gjetur vendet e tyre ku i takojnë.
Antitank e mitroloz mbi depon e ujit ne qender te Lazaratit
Nga strukturat e policisë nga kontrollet e zhvilluara, në ambientet mbi depon e ujit në qendër të fshatit Lazarat, gjatë ditës së sotme është bërë e mundur që të gjenden e sekuestrohen:
- 1 antitank
- 1 mitroloz
- sasi e madhe fishekësh e municioni mitrolozi, antitanku, e armësh të tjera.
Arrestohet Telha Gjyli, mijëra fishekë, 24 karta SIM, telefona celularë e taga makinash në banesë
Telha Gjyli është arrestuar dje pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 590 fishekë, nga të cilët 520 fishekë Ak-47 dhe 70 fishekë pistolete TT. Po ashtu i janë sekuestruar dhe 23 karta telefonike sim, 4 telefona celular, dy targa të huaja etj.
Pesë ditë lufte në 'Republikën e drogës', Lazarati i kthehet shtetit
Përgjatë gjithë ditës së djeshme është bërë e mundur që:
Të merret nën kontroll zona nga ku prej ditësh po qëllohej me armë në drejtim të forcave të policisë ku u gjetën e sekuestruan sasi të konsiderueshme armatimi dhe municioni, si dhe një mitroloz i rëndë.
2. U gjetën 2 laboratorë përpunimi vaj hashashi.
3. U gjetën e asgjesuan rreth 10 ton e 604.1 kg marijuanë e vendosur në thasë dhe bidona, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin.
4. U asgjesuan gjithashtu 1300 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin.
5. U sekuestruan me cilësinë e provës materiale 11 armë të rënda si: 1 mitroloz i rëndë, 1 shtrat mortaje, 9 armë zjarri automatikë, si dhe 1 armë gjahu.
6. U sekuestruan gjithashtu 7334 fishekë të llojeve të ndryshme, 3 kallëpë tritol, 2 pako kapsolla detonatore, 10 granata, 4 krëhra fishekësh.
7. Është ushtruar kontroll në territoret e mbi 50 banesave dhe një numri të konsiderueshëm ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e komunës në territorin ku forcat e polcisë kanë depërtuar në zonë.
Rezultatet e operacionit ne total, deri ne diten e 5
Strukturat e Policisë së Shtetit gjatë ditëve të zhvillimit të këtij operacioni në Lazarat kanë mundësuar asgjesimin e një sasie mbi 23 ton e 404.1 kg kanabis sativa, si dhe të rreth 81.300 rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin.
Po ashtu gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe 4 laboratorë nga të cilët 2 përpunimi të bimëve narkotike dhe 2 për përpunimin e vajit të hashashit , si dhe sasi të konsiderueshme municioni dhe armë, nga të cilat 17 armë të rënda, si dhe 2 armë gjahu.
Është ushtruar kontroll në territoret e mbi 130 banesave dhe një numri të konsiderueshëm ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e komunës në territorin ku forcat e polcisë kanë depërtuar në zonë.
Në kuadër të këtij operacioni deri në këto momente janë arrestuar 15 persona të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për kultivimin kanabisi, prodhim e shitje të narkotikëve, kundërshtim të punonjësve të policisë, për shkatërrim prone apo mbajtje pa leje të armëve e municionit luftarak.