Lazarati, “pushtohet” nga policia dhe
gazetarët, Aliko: Falënderoj policinë

Lazarati, “pushtohet” nga policia dhe<br />gazetarët, Aliko: Falënderoj policinë
LAZARAT- Kur tashmë Policia e Shtetit ka marrë nën administrim të gjithë territorin e fshatit Lazarat, në pesë ditë aksion masiv dhe luftë me grupet kriminale që kanë qëlluar ndaj forcave speciale, beteja duket se nuk ka qenë vetëm me çrrënjosjen e drogës.
 
Aty janë zbuluar arsenale të tëra armësh të rënda, municionesh, mitrolozë, antitankë dhe duket se policia ka mbetur e vetme në mes të fshatit.
 
Për herë të parë, çdo gazetar mund të hynte lirshëm prej mëngjesit të së premtes dhe jo vetëm kaq, por gjithkush nga kuriozët, mund të shkelte në fshatin që deri para një jave, konsiderohej si zonë me potencial të lartë rrezikshmërie.
 
Njerëzit e paktë që shikon nëpër rrugët e fshatit janë të ndarë në vlerësime për policinë, por më të shumtët, nuk pajtohen me mënyrën sesi u soll policia me fshatin e tyre ndonëse askush prej tyre, nuk ka depozituar deri ditën e premte, ndonjë kallëzim penal në Prokurorinë e Gjirokastrës për ndonjë polic konkret, apo grup policor, të llojeve të ndryshme, janë rreshtuar si për të treguar vendosmërinë e shtetit për të shtrirë autoritetin e vet edhe në zonën që deri më dje, konsiderohej e paprekur prej forcave të rendit.
 
Ndërkohë shoqërimet në polici kanë vijuar edhe gjatë ditës sotme, teksa në qendër të fshatit shtetasi me iniciale I.B shoqërohet nga efektivët e policisë, teksa televizioni “A1 Report” por transmetonte Live.
 
I shoqëruari dyshohej se ishte pjesë e personave që përbënin grupin e e zjarrit, ndërsa pa verifikimeve në komisariat ai u la u lirë.
 
 
 
Ndërkohë kreu i komunës Lazarat, Dasho Aliko, një intervistë për televizionin “A1 Report” ka përgëzuar policinë për finalizimin me sukses të këtij operacioni, ndërsa nuk ka kursyer mirënjohjen as për median dhe banorët.
 
Klubi sipër godinës së komunës, më së shumti, gjatë ditës sotme ishte i mbipopulluar nga inspektorë të policisë, gazetarë madje edhe reporterë të mediave më në zë të vendeve fqinje e deri tek Australia e largët.
 
Përballë komunës, rruga malore që të çon në pikënisjen për në majën e Sopotit, ishte e bllokuar për shkak të prezencës së shumtë të automjeteve sidomos ato policore. Jeta në fshatin me 4500 banorë, duket se ka filluar të rilindë, pas ditëve të fundit me ankth dhe frikë për banorët që nuk kishin asnjë lloj lidhje me bandat e armatosura siç thonë vetë vendasit.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Grabitën 13 banesa në seri në zonën e Madridit, çmontohet organizata e shqiptarëve, 5 të arrestuar! Përdornin makina me qira

Spanjë/ Grabitën 13 banesa në seri në zonën e Madridit, çmontohet organizata e shqiptarëve, 5 të arrestuar! Përdornin makina me qira