Lazarati lë pas hashashin dhe i
kthehet kulturës e traditës nga rinia

Lazarati lë pas hashashin dhe i<br />kthehet kulturës e traditës nga rinia
I përmendur prej vitesh si Kolumbia e Ballkanit apo fshati që sfidoi shtetin, Lazarati po lufton çdo ditë për të rregulluar imazhin e dëmtuar si vendi i hashashit. Banorët e Lazaratit, krenohen me traditën dhe produktet e këtij fshati, madje janë bërë edhe promovues të tyre.

Nxënës të klasave të teta e të nënta si dhe të rinj gjimnazistë, janë bërë protagonistë të promovimit të vlerave të tyre qysh në gjenezë. Madje si shembull, ata kanë sjellë dasmën lazaratase të shekullit të 17, me të gjitha etapat.

lazarati promovon kulturen

lazarati promovon kulturen

Fëmijët lazaratas, shprehen për Report TV, se fshati i tyre, meriton të vlerësohet edhe për këto vlera, mos të shërbejë e kaluara për të krijuar opinione, por e tashmja që për ta ka shpresë për një jetë më të mirë.

lazarati promovon kulturen

Aktiviteti i sotëm ka qenë një iniciativë e Drejtorisë Rajonale të Arsimit, e cila synon që të nxjerrë në pah vlerat tradicionale të këtij fshati, ndryshe nga ç’jemi mësuar të dëgjojmë.

lazarati promovon kulturen

Gatime tradicionale që ka Lazarati, si kulaçi, djathi me nam i dhisë apo i deles, shapkati me miell misri, çorba me fasule, apo dhe veshje tradicionale karakteristike për zonën me ngjyra të ndezura dhe bazën me ngjyrën e flamurit për fustanellat e grave, janë ato çfarë krenohen sot lazaratasit.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim