Lazarati,Mahmutaj për A1Report:
Nuk e drejtoj unë grupin kriminal

Lazarati,Mahmutaj për A1Report:<br />Nuk e drejtoj unë grupin kriminal

Mashtrime i ka quajtur, Razip Mahmutaj akuzat si kryesuesi i grupit kriminal që qëlloi më armë ndaj policisë dhe grupit të xhirimit të televizionit A1 REPORT. Në një lidhje telefonike për redaksinë tonë, Mahmutaj thotë se nuk ka lidhje me këtë ngjarje dhe se në momentin e përplasjeve me armë ka qëne duke kullotur bagëtinë.
 
“Ju betohem për kokë të familjes që nuk di fare në lidhje me këtë ngjarje. Di vetëm që më kanë akuzuar mua sikur kam krijuar një grup kriminal, por janë të gjitha mashtrime. Nuk kam qëlluar asnjë, kam qenë në punën time me bagëti. Tani jam në një fshat dhe nuk kam lidhje me këtë ngjarje. Për trafikantët nuk e di, por unë nuk kam përdorur kurrë armë dhe nuk kam fare armë. Unë nuk jam dorëzuar sepse nuk më ka ardhur asnjë thirrje. Unë kam qenë me bagëtinë dhe kanë ardhur fëmijët që më kanë vënë në dijeni për këtë, por do të shkoj të sqarohem në polici”. 
 
Ai thotë se përpara se të përfitonte nga aministia është mbajtur në qeli pa të drejtë dhe falenderon ish-presidentin Moisiu, i cili ka firmosur dhe dekretin e aministisë në vitin 2009.
 
“Po, më ka liruar Moisiu, por e falenderoj që më ka liruar sepse më shpëtoi jetën. Se kush i ka kërkuar që të më lirojë nuk e di se kam qenë brenda, sepse më kanë mbajtur kot”, - tha Mahmutaj në një lidhje telefonike për A1 REPORT.  

Sipas policise nga veprimet e kryera objekte pronë e shtetasit Gate Mahmutaj, si dhe në tokën në administrim të tij u gjetën, u fiksuan dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të konsiderueshme të gëzhojave të kalibrave të ndryshme, që janë përdorur gjatë sulimit ndaj forcave të Policisë. Gjithashtu u gjetën dhe asgjesuan:
7 parcela me 10 mijë bimë narkotike kanabis sativa, që varionin nga 50 cm-1 metër lartësi
1000 fidanë kubikë të gatshëm për kultvim në kapanon.

Razip Mahmutaj
(Në foto: Razip Gate Mahmutaj 'i forti' i Lazaratit i cili drejton sulmet ndaj policisë ) Foto të tjera


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ngrihet aktakuzë në mungesë për krime lufte në Kosovë

Ngrihet aktakuzë në mungesë për krime lufte në Kosovë