Lazarati, megaprodhues droge?
Aliko: Neveri për akuzën 

Lazarati, megaprodhues droge?<br />Aliko: Neveri për akuzën 
LAZARAT - Në fund të muaj korrik, kryekomunari i Lazaratit, Dashnor Aliko, deklaroi për televizionin francez TV6, se jo të gjithë banorët e fshatit e shkelin ligjin. Aliko në intervistën e tij, pranon faktin se Lazarati është fshati ku prodhohet hashashi, por jo me tepricë, siç deklarohet në media.

“Unë nuk jam ekspert për të vlerësuar tregun e bimës narkotike, por ndjej neveri që dikush tenton ta cilësojë Lazaratin megakultivues të hashashit”, thekson Aliko, ndërsa nënvizion se hashash prodhohet në të gjithë vendit.

Në fakt, prodhimi i hashashit në Lazarat ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në uljen e varfërisë në këtë komunë. Sipas statistikave nga Prefektura e Qarkut të Gjirokastrës, Komuna Lazarat është e vetmja njësi vendore që vetëm 10 persona përfitojnë ndihmë ekonomike. Të ardhurat nga tregëtia e hashashit ka ndikuar në tregun e brendshëm, si dhe në zbutjen e varfërisë.

Shumë lazaratas disponojnë automjete luksoze, si dhe banesa në të gjithë Shqipërinë. Në Gjirokastër ata janë konsumatorët më të mëdhenj. Falë prodhimit të hashashit miliona euro kanë qarkulluar si shpenzime për krahun e lirë të punës.
 
SQARIMET E POLICISE 

“Vetëm për kultivimin e një rrënje hashash shpenzohen afro 30 euro, ndërsa 50 euro të thata përfundon në xhepin e prodhuesit”, shprehet një ekspert i kriminalistikës, pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës.
I njëjti zyrtar thekson se hashashi i Lazaratit është cilësor dhe i kërkuar nga tregun ndërkombëtar. “Kudo mund të prodhohet ulliri, por jo si në Berat”, thotë eksperti, i cili nënvizion se hashashi i Lazaratit bënë dallim nga të tjerët.

Eksperti i kriminalistikës kujton rastin e bllokimit të hashashit, afro një vit më parë, në Kakavije, ku shërbimet kufitare zbuluan në një mbrëmje të bukur plot 3.7 ton lëndë narkotike, të fshehur në një autobot.

“Më kujtohet si tani. Hashashi nuk i përkishte markës “made in Lazarat”, por ishte prodhim i Shqipërisë së Veriut (Malësi e Madhe). Sado t’i bësh hysmet lëndës narkotike, hashashin e Lazaratit harroje ta prodhosh”, shpjegon eksperti.
 
Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.07.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool 'shkërmoq' Tottenhamin, e mposht 3-6 në Londër! Të kuqtë kryesojnë Premier League

VIDEO/ Liverpool 'shkërmoq' Tottenhamin, e mposht 3-6 në Londër! Të kuqtë kryesojnë Premier League