Lazarati në ‘rrethim’
droga rrjedh në Greqi

Lazarati në ‘rrethim’<br />droga rrjedh në Greqi
GJIROKASTER - Rrethimi i Lazaratit nga Policia e Shtetit, nuk duket se është tërësisht hermetik dhe pa rrugëdalje. Policia greke, është ajo që zbulon korridoret që shërbejnë për daljen e drogës nga fshati rebel në drejtim të shtetit helen. Afro 85 kg marijuanë, është kapur në zonën e Janinës në Greqi në bordin e një automjeti me targa greke të drejtuar nga dy të rinj grekë.

Aksioni është kryer sot pasdite. Policia greke është vënë në ndjekje të automjetit tip SEAT që drejtohej nga dy të rinj që u furnizua me marijuanën e Lazaratit, në kufirin e ndërmjetëm mes dy shteteve në zonën kufitare mes Gjirokastrës dhe Janinës. Policia e vendit fqinj ka parë ngjarjen në distancë është vënë pas mjetit që transportonte marijuanën dhe i ka bërë shenjë të ndalonte mirëpo dy të rinjtë që kishin marrë përsipër transportin në territorin e tyre, nuk i janë bindur urdhërit të Policisë së Janinës. Ata vazhduan rrugën në drejtim të Agrinjos. Policia ka vazhduar ndjekjen e automjetit me drogë deri në kapjen e tij në zonën e Amfillohijas. Brenda në bord, janë gjetur 85 kg marijuanë në 75 pako, të mbështjella me letër ngjitëse ngjyrë kafe.

Dy të rinjtë grekë që drejtonin automjetin janë 22 dhe 23 vjeçarë.Ata u arrestuan në flagrancë ndërsa është është shpallur në kërkim, një 24 vjeçar shqiptar që shoqëronte mjetin me drogë në distancë, përmes një motoçiklete. Për të humbur gjurmët, shqiptari ka braktisur motorrin dhe është larguar në drejtim të paditur.

Ky është rasti i dytë që policia greke kap drogë Lazarati në territorin e saj, që prej mesit të muajit qershor kur lazrati i vendos në rrethim nga policia e shtetit. (p.n./r.d.shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Zhupa: Vrasjen paramenduar të Ramës kundër Tik Tok për arsye elektorale nuk do ta lejojmë

Zhupa: Vrasjen paramenduar të Ramës kundër Tik Tok për arsye elektorale nuk do ta lejojmë