“Lazarati”- Ndërpritet seanca e masës së sigurisë për Alban Aliko  


TIRANË, 1 Korrik/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Gjykata e Krimeve të Rënda ka ndërprerë seancën gjyqësore ndaj Alban Alikos, 17 vjeçarit të akuzuar si pjesë e grupit të zjarrit në Lazarat, që i mori jetën efektivit të forcave RENEA, Ibrahim Basha dhe plagosën dy kolegët e tij.
Gjatë seancës gjyqësore, avokati mbrojtës i Alban Alikos ka kërkuar psikolog për klientin e tij, duke parë që Albani është minoren. Gjykata ka pranuar këtë kërkesë dhe për këtë arsye u ndërpre seanca, deri në momentin e caktimit të psikologut.
Alban Aliko është vëllai i Arbion Aliko, që dyshohet si kreu i grupit të zjarrit dhe autori kryesor që i mori jetën efektivit Basha mëngjesin e 24 qershorit. 20-vjeçari Arbion Aliko në "kurriz" të tij mbart dhe akuzat e armëmbajtjes pa leje, si dhe për sulmin ndaj policisë një vit më parë, akuza për të cilat Aliko një ditë më parë iu dha masa e sigurisë "Arrest me Burg", ndërsa sot të dy vëllezërit do të paraqiten në gjykatë për ngjarjen e 24-qershorit./m.m/
 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tirana rrezikon mbijetesën, pesë titullarë me 'valixhe në duar'