Lazarati në flakë, trafikantët 
po djegin “malet” e kanabisit

Lazarati në flakë, trafikantët <br />po djegin “malet” e kanabisit
TIRANE- Një mjegull tymi ka mbuluar mbrëmjen e djeshme Lazaratin. Sapo ka rënë nata, fshatarët dhe trafikantët e kësaj zone kanë filluar të djegin tonelata të tëra me kanabis. Kjo konfirmohet nga burime të policisë që ndodhen në vendin e ngjarjes. Fillimisht lazaratasit duket se, nuk e kanë besuar faktin që, policia do të hynte në fshatin e tyre, por pas 72 orësh janë bindur për këtë. Tani lazaratasit duket se nuk kanë dhe mbështetjen politike që kishin deri para 23 qershorit.

Ndërkaq, që prej dy ditësh ndodhen në betejë me policinë dhe duket se banorët e Lazaratit janë dorëzuar. Policia jo vetëm që nuk e ka hequr rrethimin, por ka vazhduar operacionin sipas planit, duke avancuar në fshat dhe gjatë natës. Nga frika se, policia do t’ju gjejë në banesat e tyre kanabis sativa dhe do t’i arrestojë, ata kanë vendosur që të asgjësojë vetë lëndën narkotike që kishin në banesa.

Policia: Dorëzohuni 
Pas përplasjeve të ashpra me armë, policia ka bërë publike edhe emrat e personave që formojnë bandën e armatosur. Por ka pasur reagime të ndryshme e për këtë qëllim, “Policia e Shtetit ka ftuar të gjithë ata persona, të cilët pretendojnë që nuk kanë qenë të pranishëm në sulmin me armë ndaj strukturave të Policisë së Shtetit, të paraqiten në Komisariatin më të afërt në vendet ku ato ndodhen”. “Policia e Shtetit në të gjithë vepimet e saj ka qenë në krah të banorëve të Lazaratit, duke i ndarë ata nga pjesa e inkriminuar”, thuhet në deklaratën e uniformave blu.

Negociatat e deshtuara
Policia e Shtetit ka hedhur akuza të forta ndaj drejtuesve të pushtetit lokal në Lazarat dhe kryepleqve me në krye kreun e komunës së Dash Aliko se, ka ndihmuar personat e armatosur që të arratiseshin nga banesa ku i kishin rrethuar forcat speciale. Në një deklaratë për median, mesditën e djeshme, policia tha se, kishte dhënë 2 orë afat që të zhvilloheshin negociatat për dorëzim, por në fakt ka ndodhur e kundërta. Sipas policisë, gjatë kësaj kohe personat e kërkuar janë arratisur nga banesa e Razip Mahmutajt, të cilën policia e kishte legalizuar dhe ishte gati që të ndërhynte dhe të vinte në pranga të gjithë personat e kërkuar. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 17 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Dibër, aksident në aksin Melan-Peshkopi! Automjeti i 62-vjeçarit del nga rruga, lëndohen 3 persona

Dibër, aksident në aksin Melan-Peshkopi! Automjeti i 62-vjeçarit del nga rruga, lëndohen 3 persona