Sipas Spartak Ngjelës bosët e vërtetë të Lazaratit nuk ndodhen atje, por janë në Tiranë. “Nuk e shihni sesi është trembur Saliu? Nga frika mo, vetëm nga frika....Saliu është njëlloj si në Gërdec. Sokëllin e ulëret me një nivel krejt ordiner.”-shkruan Ngjela.
Kreu i PLD, ngre akuza edhe për kreun e shtetit për mos reagimin mbi atë çfarë po ndodh në Lazarat, sipas Ngjelës kjo vjen pasi Nishani nuk ka qenë asnjë herë President, por si një ish-ministër i Brendshëm i Berishës hesht kundrejt krimit.
Ngjela ngre pyetjen se çfarë do të ndodhë me politikanët e papërlyer të Pd dhe se a do të ndahen ata nga krimi dhe abuzimi Berisha. Por siç thotë edhe vetë ai “mbetet për t’u parë se sesi do te menaxhohet periudha qe vjen nesër e që do të quhet - periudha pas Lazarat.”
Statusi i plotë i Spartak Ngjelës në rrjetin social "Facebook"
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)