Lazarati, pamjet filmike të servisit
dhe përgjimet e prokurorisë

Lazarati, pamjet filmike të servisit<br />dhe përgjimet e prokurorisë
TIRANE- Zbulohen filmimet që tregojnë Emiljano Alikon dhe Marjan Boçaj ditën e 16 qershorit 2014, pranë ambjenteve të një servisi dhe karburanti në autostradën Tiranë-Durrës. Kamerat e sigurisë së këtyre bizneseve tregojnë Emiljano Alikon, të veshur me një bluzë me vija, teksa shfaqet në ambientet e këtyre pamjeve. Ndërkohë që ndryshe nga ky fakt, Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka arritur të sigurojë një përgjim mes Emiljano Alikos dhe Marjan Boçaj, ku tregohet se këta të fundit bisedonin për të qëlluar forcat e policisë që po përparonin në thellësi të fshatit Lazarat, me qëllim asgjësimin e parcelave të drogës.

Pavarësisht kësaj, Emiljano Aliko në orën 11:32 të datës 16 qershor ndodhej në ambientet e një servisi së bashku me të arrestuarin tjetër Marjan Boçaj. Pas largimit nga servisi, Aliko është kapur në orën 12:59 të 16 qershorit në ambjentet e një karburanti, në autostradë. Më tej Aliko dhe Boçaj, janë dorëzuar në komisariatin e Gjirokastrës. Nëpërmjet këtyre pamjeve avokatët mbrojtës kanë kërkuar lirimin e dy personave të arrestuar për “Vrasje të mbetur në tentativë ndaj policisë” dhe “Armëmbajtjes pa lejë”, kërkesë e cila është rrëzuar.
 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur