Lazarati pas antikanabis, banorët
zgjedhin alternativa të tjera jetese

Lazarati pas antikanabis, banorët<br />zgjedhin alternativa të tjera jetese
LAZARAT- Sot, tre muaj pas operacionit policor antikanabis në Lazarat, banorët po rindërtojnë jetesën e tyre. Televizioni “A1 Report” ka rrugëtuar drejt Lazaratit për t’ju treguar jetën e re të banorëve të këtij fshati, i cili deri para 3 muajve ishte i ndaluar për vizitorët. Edhe pse ende të pasigurt për të ardhmen, lazaratasit po ecin në ritmet e një jete që po shkon përherë e më shumë drejt normalizimit duke lënë pas krahëve të shkuarën. Ata po kërkojnë alternativa të tjera për siguruar jetesën. Kanabisi i mbjellë më parë në bahçe tani është zëvendësuar nga perimet dhe agrumet. Toka e lazaratasve tashmë jep prodhime bio. Ndryshimin e ndjejnë këtë ndryshim të rinjtë të cilët frekuentojnë më shumë shkollat, por edhe bizneset fasone si rrobaqepësitë, por edhe qendra shëndetësore. Drejtori i shkollës 9-vjeçare, “Muhamet Gjollesha”, Petref Gaba shprehet se frekuentimi i shkollës këtë vit është i lartë, dhe thotë se janë zhdukur shqetësimet me nxënësit që ishin problematikë në shkollë.
 
“Shkolla ka filluar normalisht, në baza të programeve të kurikulës së re. Në këtë vit kemi edhe një anë të mirë pozitive, sepse edhe prindërit edhe nxënësit janë më me këmbë në tokë dhe shpresojmë që dhe në të ardhmen sytë ti kthejmë më shumë nga fëmijët dhe më shumë nga shkolla”, tha Petref Gaba.
 
Infermierët dhe mjeket e qendrës shëndetësore të sapo rikonstruktuar shprehen se pas operacionit të policisë shëndeti i këtyre banorëve është përmirësuar. Mjekja Fatbardha Kekezi, shprehet se largimi i kanabisit nga fshati, mori me vete edhe problemet shëndetësore që shkaktoheshin prej tij, sidomos alergjitë nga kontakti me bimën.
 
Të tjerë banorë ndjehen të shqetësuar nga prania e forcave të policisë të cilët vazhdojnë shërbimin 24 orë në Lazarat. Kjo kategori shprehet se ky fakt i tensionon, dhe se sipas tyre policia duhet të largohet nga fshati.
 
“Tani presim nga shteti, mbase ndryshon. Jeta për ne këtu është shumë e mirë”.
 
“Vajtëm tre muaj, ka futur nja pesëdhjetë burra në burg. I rrethuar me polici, po kanë faj të dënohen po s’kanë të dalin”.
 
“Të iki policia se tremben fëmijët dhe nuk ikin në shkollë”, thonë banorët.
 
Policia e Shtetit ndërmori në muajin qershor një operacion policor antikanabis në Lazarat, operacion i cili zgjati për disa ditë. Strukturat e Policisë së Shtetit gjatë ditëve të zhvillimit të këtij operacioni në Lazarat kanë mundësuar asgjësimin e rreth 70 mijë rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, si dhe të një sasie mbi 11 ton e 300 kg kanabis sativa. Po ashtu gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe 2 laboratorë përpunimi të bimëve narkotike, si dhe sasi të konsiderueshme municioni.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë