"Lazarati", PD fajëson policinë
Rama:Ditë zie! Paçi faqen e zezë 

Rama:Ditë zie! Paçi faqen e zezë ">
TIRANE - Ngjarja e rëndë në Lazarat ku humbi jetën një efektiv i forcave RENEA ndërsa dy të tjerë u plagosën dhe gjenden në spitalin e Traumës, ka shërbyer për akuza politike mes drejtuesve të kaheve të kundërta të saj. Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideroi këtë ngjarje një akt kriminal të shëmtuar. Ndërsa ngushëlloi familjarët e Ibrahim Bashës për këtë humbje zoti Berisha u bëri thirrje organeve të zbatimit të ligjit të identifikojnë dhe ndëshkojnë autorët e këtij krimi. Ndërkaq në një reagim të Partisë Demokratike u kërkua nga policia të zbardhet menjëherë ngjarja dhe të ofrohet transparencë maksimale për ç’ka po ndodh në Lazarat. Por pasi vizitoi në spitalin e Traumës dy efektivët e plagosur, kryeministri Edi Rama, shefi i qeverisë shqiptare tha se ngjarja po përdoret politikisht ndërsa i konsideroi faqezinj ata që flasin me dy kuptime. Rama e konsideroi këtë ngjarje një ditë zie për Policinë e Shtetit.

Vetëm pak minuta më pas vizitoi policët e plagosur lideri i opozitës Lulzim Basha, i cili e quajti të papërgjegjshme deklaratën e kryeministrit dhe kërkoi që për këtë ngjarje të bëhet transparenca e plotë.

Ngjarja është konsideruar e rëndë edhe nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani, i cili i kërkoi autoriteteve ligjzbatuese të zbulojnë këtë krim dhe të vënë përpara drejtësisë autorët. Kreu i shtetit u bëri njëkohësisht thirrje për qetësi qytetarëve të Lazaratit në këto momente të vështira.

VIDEO/ Te gjitha reagimet

Rama: Ditë zie! Opozita pastë faqen e zezë që fajëson policinë

Me ngushëllime për familjarët e efektivit të vrarë në Lazarat dhe duke e cilësuar një ditë zie, kryeministri Edi Rama i dha përgjigje deklaratave të opozitës për këtë ngjarje. Kreu i qeverisë e sheh paradoksale faktin që nga njëra anë policia ndeshet me grupin e armatosur, të cilin Rama nuk ngurroi ta quajë vrasësh tashmë që plumbat e tyre morën jetën e një efektivi,  ndërsa nga ana tjetër opozita fajëson policinë.
 
Është një ditë zie për gjithë Policinë e Shtetit, për të gjithë punonjësit, familjen e Policisë së Shtetit por besoj që çdo shqiptar, çdo familje shqiptare që vlerëson ndershmërinë, kurajën, shërbimin e policisë dhe këtyre djemve, sot ka zi. Ndërkohë që duke i shprehur ngushëllimet më vëllazërore familjes së atij që nuk arriti dot t’i mbijetonte kësaj barbarie dhe duke shprehur në të njëjtën kohë edhe sigurinë e mjekëve që dy të tjerët janë plotësisht jashtë rrezikut për jetën, dua që të nënvizoj se duhet të ndihen vërtetë keq ata që për faqen e tyre të zezë edhe në këtë moment që policia është në fushën e betejës me një grup vrasësish flasin me dy kuptime dhe i kërkojnë llogari policisë madje edhe duke e fajësuar jo dhe aq në mënyrë indirekte. Paçin faqen më të zezë”, u shpreh Rama pasi vizitoi dy policët e plagosur në spitalin e Traumës.







Basha: Efektivët e RENEA-s ishin me makinë të papërshtatshme, s'ka dykuptimsi në deklaratat tona
Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka vizituar në ambientet e Spitalit të Traumës, dy efektivët e RENEA-s të plagosur sot në Lazarat. Basha shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimës dhe u uroi shërim të shpejtë dy efektivëve të plagosur.

Basha tha se sipas 2 të plagosurve, ata kishin qenë në aksion me një mjet të papërshtatshëm, të tipit "Wolkswagen". 

"Në orët e para të mëngjesit kemi ndjekur nga raportimet e mediave zhvillimet në Lazarat, si rezultat i së cilave ka humbur jetën një efektiv i forcave speciale të policisë RENEA, Ibrahim Basha, një efektiv i ri në moshë dhe i ri në repartin e RENEA, një humbje për të cilën dua të shpreh dhimbjen e thellë dhe ngushëllimet e mia familjarëve të Ibrahimit, kolegëve e shokëve të tij.  Jemi thellësisht të shokuar nga kjo humbje. Vizituam dy kolegët e tij, Perlat Hamitaj dhe Jetmir Isaj të cilët janë me plagë të lehta fatmirësisht dhe jashtë rrezikut. U uroj shërim të shpejtë të dy efektivëve. Kemi kërkuar që në orët e para, minutat e para kur ngjarja është bërë publike nga mediat, nga policia të marrë të gjithë masat, për të mos pasur cënimin e jetëve të efektivëve të policisë së shtetit dhe popullsisë civile. Kemi kërkuar që autorët të ndalen me forcën e ligjit, kemi kërkuar atë që mungonte deri tani, transparencën për çfarë ndodhi e çfarë po ndodh. Një fakt shqetësues që sapo morëm vesh nga dy të shtruarit është që i gjithë grupi i efektivëve që është goditur nga kriminelët ka qenë në skenën e operacionit me një automjet të papërshtatshëm, Wolsvagen, - tha Basha.
 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i trageteve të pasagjerëve Durrës - Bari

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i trageteve të pasagjerëve Durrës - Bari