Lazarati,Policia:Nxënësit u përdorën
nga kriminelët, pjesë dhe mësuesit

Lazarati,Policia:Nxënësit u përdorën<br />nga kriminelët, pjesë dhe mësuesit
“Persona me precedent kriminal që u është cënuar dhe goditur interesi e veprimtaria e tyre kriminale po i përdorin nxënësit për qëllimet e tyre kriminale”.Ky është përfundimi i policisë së Gjirokastrës për incidentin e ndodhur në fshatin Lazarat ku disa nxënës sulmuan me gurë forcat e FNSH-së.

Policia e Gjirokastrës thotë janë shoqëruar 19 persona ndërmjet tyre dy femra si dhe po punohet për shoqërimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.  Në njoftimin e policisë theksohet gjithashtu se ka informacione se disa prej mësueseve janë nxitës të këtyre veprimeve.

“Garantojmë banorët e ndershëm të fshatit Lazarat se Policia e Shtetit do jetë përherë prezent në këtë fshat dhe në çdo cep të territorit të vendit me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë dhe goditjen pa kompromis të veprimtarisë kriminale të çdo fushe e kudo që ajo do shfaqet”, theksohet në njoftimin e policisë.

Duke bërë thirrje për që të gjithë të jenë të ndërgjegjshëm për veprimet që bëjnë, pasi do të ndëshkohen, policia e Gjirokastrës rikujton se ligji vepron njëlloj edhe ndaj atyre që nën imunitetin e përfaqësimit politik apo të pushtetit nxisin apo organizojnë veprime kundër ligjit.

Ja si ndodhi ngjarja sipas policisë së Gjirokastrës
 
Rreth orës 13.30, rreth 50 deri në 60 nxënës të shkollës 9 -vjecare në Lazarat, ku ndërmjet tyre ka pasur edhe nxënës të shkollës së mesme të bashkuar Muhamet Gjollesha Lazarat kanë shkuar në qendër të fshatit Lazarat dhe menjëherë kanë filluar të gjuajnë me domate , vezë dhe më pas me gurë makinën e FNSH-së dhe punonjësit policisë të repartit të FNSH-së që kryenin shërbim ne qëndër të fshatit Lazarat.

Nxënësit kanë fyer dhe ofenduar punonjësit e policisë duke kërkuar që policia të largohet nga fshati. Punonjësit e policisë të repartit të FNSH-së nuk kanë reaguar por janë munduar ti qetësojnë nxënësit duke parë moshën e tyre.

Në ndihmë të grupit të FNSH-së, kanë shkuar dy patrullat e përgjithshme të Komisariatit të Policisë Gjirokastër , Shefi i Rendit she Shefi i Policisë Kriminale dhe forca të tjera të Policisë.

Në momentin që forcat e tjera të policisë kanë mbërritur në qendër të fshatit, nxënësit e shkollës Muhamet Gjollesha ku ndërmjet tyre u futën edhe gra me precedentë kriminale që në vitin 1998 kanë gjuajtur me armë mbi policinë, si dhe familjarë të të arrestuarave që kanë kundërshtuar me armë policinë gjatë Operacionit antikanabis të zhvilluar gjatë muajit Qershor në Lazarat , kanë sulmuar me gurë forcat e policisë dhe automjetet e policisë. Si pasojë e sulmit me gurë janë plagosur lehtë tre punonjës policie dhe janë dëmtuar dy automjete të policisë.

Nisur nga situata e krijuar në qëndër të fshatit në ndihmë të forcave të policisë janë nisur edhe forca të tjera të policisë . Nxënësit dhe ata banorë që u përfshinë në sulmin me gurë ndaj Policisë janë shpërndarë dhe më pas situata është qetësuar.




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë