Lazarati qëllon mbi policinë
Plumbi qorr plagos 45-vjeçarin

Lazarati qëllon mbi policinë<br />Plumbi qorr plagos 45-vjeçarin
TIRANË - Policia e Shtetit ka bërë me dije se ditën e sotme është qëlluar me armë ndaj bluve të Gjirokastrës gjatë kohës që po ushtronin kontroll për sipërfaqe të kultivuara me bimë narkotike kanabis sativa.
 
Fatmirësisht plumbat e lazaratasve nuk kanë cenuar jetën efektivëve që ndodheshin në atë operacion, por ironikisht një plumb i tyre ka goditur një 45-vjeçar po nga fshati Lazarat.
 
Në njoftimin e policisë së shtetit thuhet se strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër ditën e sotme kanë vijuar kontrolli i territorit për identifikimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike kanabis sativa dhe se gjatë kohës që një grup i punonjësve të policisë po ushtronin kontroll në territorin e fshatit Lazarat, rreth orës 10:30 janë qëlluar me armë zjarri nga persona të paidentifikuar.
 
Pas kësaj ngjarje është raportuar se në Spitalin Rajonal  të Gjirokastrës është paraqitur në urgjencë, i plagosur me armë zjarri Shpëtim Meçi,45 vjeç.

Pas marrjes së dëshmive të para, se Meçi është plagosur në banesën e tij, efektivët e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje

Nga hetimet e kryera nga ana e bluve të Gjirokastrës ka rezultuar se 45-vjeçari ka qenë në oborrin e shtëpisë së tij, në lagjen Kordhocë, në Lazarat, në momentin e plagosjes.

Nga hetimet paraprake dyshohet se plagosja ka ndodhur gjatë kohës që është qëlluar me armë kundër forcave të policisë. Fakti i fundit përforcon kështu pistën se Meçi është plagosur nga ndonjë plumb qorr i personave që kanë qëlluar mbi policinë
 
I plagosuri është Shpëtim Meçi, po punonte në kopshtin e tij në momentin kur u plagos në shpatull nga një plumb qorr. Pasi ka shkuar në spitalin e Gjirokastrës, 45-vjeçari është transportuar me helikopter drejt Tiranës.

Strukturat e Policisë së Qarkut Gjirokastër kanë nisur hetimet dhe po punojnë për identifikimin e kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS