Lazarati, Rama në Rai1: Herët për
të folur për legalizimin e kanabisit

Lazarati, Rama në Rai1: Herët për<br />të folur për legalizimin e kanabisit
TIRANË - Emisioni i njohur Porta a Porta i gazetarit italian Bruno Vespa ka trajtuar mbrëmjen e djeshme problemin e drogës së Lazaratit që vërshon drejt Italisë dhe Europës, kryesisht përmes kanalit të Otrantos.
 
Gazetari i dërguar në Shqipëri ka zhvilluar intervista me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri në lidhje me gjendjen e trafikut të lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali nëpërmjet kanalit të Otrantos.
 
Rama nuk ka preferuar ta shtjellojë këtë temë, duke u shprehur se Shqipëria nuk është gati për legalizimin e marijuanës, në kohën kur as vende më të zhvilluara se ne, nuk e aplikojnë një gjë të tillë
 
“Ju e dini se ka shumë punë për të bërë në nivelin europian për Mesdheun nga Europa pasi vijnë shumë emigrantë nga të gjitha anët dhe siguria e deteve është e lidhur me një fakt shumë të thjeshtë, duhet të shkojmë përtej atyre gjërave që jemi mësuar të bëjmë pasi, Europa e gjitha ecën me hap të ngadaltë, problemet rriten me shpejtësi”, ka theksuar kryeministri Rama për Porta a Porta.
 
I pyetur se çfarë kërkon nga Italia, Rama thotë se, duhet “një bashkëpunim më i afërt i policive dhe strukturave të rendit publik por dhe të atyre sociale për të luftuar krimin e organizuar”.
 
Më pas gazetari italian i ka kërkuar kryeministrit shqiptar një mendim për legalizimin e marijuanës. “Legalizimi i marijuanës është një diskutim të cilin do të preferoja të mos e bëja. Pastaj nuk i takon Shqipërisë të shkojë më tutje, të marrë një vendim të tillë, kur çështja e legalizimit të marijuanës mbetet ende një temë e hapur në vende më të zhvilluara se ne në BE. Për momentin jemi të të përqëndruar tërësisht në një luftë me tolerancë zero kundër krimit të organizuar dhe çdo lloj trafiku.
 
Ndërkaq, ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ka deklaruar se, Lazarati nuk duhet luftuar por shpëtuar. Sipas tij, një operacion policor nuk mjafton pasi duhet menduar edhe për të nesërmen. Ai shtoi se e rëndësishme është gjetja e mjetjeve për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror.
 
“Lazarati nuk duhet luftuar por shpëtuar. Një operacion policor nuk mjafton pasi problemi duhet meduar edhe për të nesërmen. Është e rëndësishme gjetja e meteve të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror”, ka thënë ai për emisionin e Rai 1.
 
Gazetari gjatë vizitës në Shqipëri udhëtoi dhe drejt Lazaratit por pa mundur të futej në fshat. Ai intervistoi kryetarin e komunës së Lazaratit i cili pohoi se e dinte se në fshatin e tij kultivohej marijuana, por shtoi se kjo ishte rruga e vemte për të jetuar dhe për të rritur fëmijët.
 
Gazetari gjatë vizitës në Shqipëri udhëtoi dhe drejt Lazaratit dhe është futur edhe në fshat. Ai intervistoi kryetarin e komunës së Lazaratit i cili pohoi se e dinte se në fshatin e tij kultivohej marijuana, por shtoi se kjo ishte rruga e vemte për të jetuar dhe për të rritur fëmijët.
 
Personat e tjerë të takuar nga gazetari gjithashtu pranuan hapur se merren me kultivimin e e trafikimin e drogës. Ndër ta ishte një 70-vjeçar i cili prej 10 vitesh paguhet 10 euro në ditë për të mbjellë kanabis. Ndërsa një skafist rrëfeu se në vend të klandestinëve tani sjell në brigjet italiane drogë dhe se i paguajnë 200 euro për çdo kilogram.
 
Emisioni Porta e Porta, i cili transmetohet në Rai 1, bëri të ditura dhe shifrat e policisë lidhur me marijuanën në Lazarat . Në këtë fshat gjenden 350 mijë rrënjë kanabis në 320 hektarë tokë, 90% e familjeve në Lazarat merret me kultivimin e marihuanës dhe çdo familje prodhon rreth një ton drogë në vit, çdo kg marijuanë shitet për 300 euro. Ndërkohë të ardhurat nga tregtia e marijuanës dhe substancave të tjera të ndaluara arrijnë në rreth 4 miliardë euro në vit, që do të thotë gjysma e GDP-së së Shqipërisë.

 (Video, intervista e Kryeministrit Rama për Rai 1)


(Video, reportazhi i Rai1 për Lazaratin)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta

Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta