Por në fjalën e tij kryeministri lëshoi një apel të fortë ndaj sistemit të drejtësisë dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla, që të bëjë punën dhe të ketë angazhim në luftën kundër drogës. Sakaq, kreu i qeverisë shprehu vlerësim superlative për minsitrin e Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, që sipas tij po transformon rrënjësisht policinë e Shtetit.
Rama: Thirrje e qartë për Llallën, ço prokurorë të shëndetshëm në Lazarat
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur përfundimin e operacionit në Lazarat, për të dhënë edhe vlerësimin makimal për Policinë e Shteti për suksesin e arritur ndaj krimit. Por në fjalën e tij kreu i ekzekutivit, u ndal edhe te sistemi i drejtësisë duke e konsideruar si “Lazarati i përhapur në gjithë vendin”. Rama bëri një apel publik në adresë të kryeprokurorit Adriatik Llalla që të bëjë punën e tij në Lazarat.
“Është dita për t’u marrë me Lazaratin e shtrirë në të 4 rrugët e vendit falë prokurorësh e gjyaktësish që s’kanë asgjë të përbashkët as me misionin as me aspiratën e shkruar mbi Kushtetutë… të një populli që s’e rrëzoi diktaturën për të rënë viktimë e sistemin të korruptuar të Shqipërisë. Thirrje e fortë dhe e qartë për Llallën që të angazhojë veten e tij dhe gjithë forcat e shëndetshme rreth tij për t’i shkuar deri në fund këtij operacioni, zbardhja dhe ndëshkimi për çdo provë të gjithë kësaj veprimtarie shumë-vjeçare kriminale deri në sekuestrimin e qindrakës së fundit të gjtihë pasurive dhe parave të zeza në kurriz të një Shqipërie të tërë nga këta kriminel që duhet të marrin atë që meritojnë”.
Rama: U shkatërrua hordhia e kriminelëve të rritur në prehërin e politikës…dhe s’u derdh asnjë pikë gjaku
Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë të posacme për mediat, për ndërhyrjen e policisë në Lazarat. Rama përgëzoi Policinë e Shtetit për këtë operacion të suksesshëm, ku nuk pati gajkderdhje dhe shteti u rikthye, në një zonë ku mungonte prej 20 vitesh.
“Krimi e kishte vetëshpallur republikë më vete e kishte kthyer në njollë turpi republikën e Shqipërisë. Një hordhi kriminelësh të rritur në prehërin e politikës të lidhur ngushtë me politikën e djeshme s’ekziston më. Lazarati është një fshat si mijëra të tjerë.Sot qytetarët e ndershëm nuk janë më pengjet e një ngarkese të shpifur të krimit me politikën, sot edhe mbarë bota që deri para 5 ditësh e tregonte me gishtin e përqeshjes Shqipërinë ku lulëzonte një republikë më vete droge, e shikon Shqipërinë me një sy krejt tjetër, falë njerëzve me unifromën blu dhe falë një populli të tërë që i mbështeti duke i dhënë kurajo të ndihen ata që janë: njerëzit e policisë, mbrojtësit e popullit të tyre.Ky operacion që ndan një kapitull rrënimi të policisë së Shtetit, padyshim i vështirë ky kapitull, nuk kushtoi as edhe një pikë gjaku edhe nëse batërdia do kishte shkaktuar viktima profesionalizmi s’do vihej në diskutim në këtë rezultat spektakolar që nuk duan ta shohin vetëm ata që nuk duan ta shohin. Policia ishte e përgatitur për të mos u kthyer nga Lazarati pa fitoren, cilido ishte cmimi, për t’i dhënë fund atij turpi me një kosto të pallogaritshme. Shkatërimi i hordhisë kriminale u arrit pa asnjë piëk gjaku, dëshmi se policia është kthyer në krye të detyrës, siç kishim premtuar në 300 ditëshin e parë të qeverisë”, tha Rama.
Rama: Vlerësim superlative për Tahirin, po transformon rrënjësisht Policinë
Kreu i qeverisë shprehu vlerësim superlative për minsitrin e Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, që sipas tij po transformon rrënjësisht policinë e Shtetit.
“Ky është vetëm fillimi, dhe për këtë fillim të mbarë përmes shumë peripecish plot suksesesh të vështira dhe të padëshiruara. Dua të shpregh bindjen time të rikonfirmuarse sot ky vend ka ministrin e Brendshëm që prej kohësh i ka munguar dhe që pa as më të voglin dyshim po udhëheq një transformim rrënjësor në policinë e Shtetit, mes policisë së Shtetit dhe publikut, mes policisë së shtetit dhe vetë misionit të çdo polici. Mirënjohje falenderim dhe vlerësim superlativ sot për ministrin e Brendshëm. Njësoj për Drejtorin e Policisë dhe gjithë drejtuesit që u përfshinë në vetë të parë pa kursim dhe pa asnjë lëkundje në këtë operacion të cilin shumëkush tjetër e konsideronte test”.
Rama: Respekt banorëve të Lazaratit, do normalizojmë jetën e tyre
“I shpreh respektin dhe angazhimin e plotë të gjithë banorëve të Lazaratit për të krijuar kushtet që jeta e tyre të normalizohet dhe që ai fshat të bëhet si të tjerët edhe përsa i takon mundësive që duhet t’u krijohen familjeve, atyre që duan të jetojnë me punë te ndershme”.
Rama: Falenderim të rinjve që mbështetën Policinë që duam
“Falenderim për publikun, veçanërisht shumë të reja e të rinj që u angazhuan me entuaziazëm përmes rrjeteve sociale për ta mbështetur policinë që duam, e cila është në rrugën e duhur, por rruga ka ende plot sfida”.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)