SHBA - Portali i njohur i lajmeve në SHBA, Global Post e rendit lajmin për Lazaratin në dhjetë më të lexuarit për vitin 2013.
Madje ai renditet si i dyti më i lexuar pas lajmit mbi smogun kërcënues në Kinë. Titulli i shkrimit: “Kryeqyteti i hashashit në Europë nuk është Amsterdami”.
Foton nga fushat me marijuanë në Lazarat e shoqëron dhe një tekst 4-5 rreshta, ku Lazarati jepet si “kryeqyteti i drogës në Shqipëri, famëkeq për kanabisin e tij dhe bëmat e këqija.
Citohet edhe policia italiane sipas të cilës fitimet prej marijuanës në këtë fshat arrijnë në 6 miliard $. Edhe pse policia lokale kundërshton këtë shifër, fshatarët pranojnë se prodhimi i marijuanës po lulëzon.
Edhe gazeta e njohur gjermane Frankfurter Allgemeiner Zeitung këto ditë ka ribotuar reportazhin e Deutsche Welle në Lazarat.
Linku ku mund të shihni renditjen: http://www.globalpost.com/dispatch/news/regions/americas/united-states/131227/the-top-10-most-read-globalpost-stories-2013
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com