Lazarati turistik, guida e mungua

Lazarati turistik, guida e mungua
Për kolegët e mi gazetarë, ministren e Kulturës, ministrin e Turizmit dhe Agjencitë turistike.

A nuk do ishte mirë që Lazarati të vendoset në paketat turistike?

Mbi 90 % e shqiptarëve Lazaratin e kanë dëgjuar e parë vetëm në kronikat e lajmeve, kryesisht kronikë e zezë.

Unë kam pyetur këto ditë me dhjetra të njohur: A do donit ta vizitonit Lazaratin? Dhe përgjigjja ka qenë: Me shumë dëshirë, PO!

Zonja Mirela Kumbaro , Z.Arben Ahmetaj nuk mendoni se është një resurs i pashfrytëzuar turistik?

Në statistikat e Googel, Lazarat për vitin 2014 ishte fjala më e klikuar, a ka marketing me pa kosto se kjo?

Të shfrytëzohet për turizëm, të punësohen banorët e zonës, të rifillojë jeta normale, të përkrahen fermat e agroturizmit, të përkrahen bujtinat pse jo dhe hotelet stil alpin.
Lazarati tregoi që nuk ishte thjesht një çëshjte policore e thënë kjo nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, por social-ekonomik dhe në fund detyrë e policisë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona

Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona