Lazimi për A1 Report: Statusi
inkurajim për të ecur përpara

Lazimi për A1 Report: Statusi<br />inkurajim për të ecur përpara
TIRANE - I ftuar në studion e A1 Report, zëvendësministri i integrimit Majlind Lazimi, tha se kjo është një ditë inkurajimi për të gjithë Shqipërinë dhe veçanërisht për politikën shqiptare për të ecur përpara.
 
Lazimi thekson se tashmë në çështjen e statusit  nuk ka të humbur, ndërsa shtoise statusi duhet parë si kapitull i mbyllur dhe duhet parë përpara në sfidat që e presin Shqipërinë. I pyetur se cilat ishin kriteret që e bindën tashmë BE-në, Lazimi tha se në dhjetor, unioni kërkoi më shumë garanci nga qeveria e reshqiptare veçanërisht në luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe kjo ndodhi sipas tij.
 
Zëvendësministri nënvizoi se edhe Lazarati ishte një sinjal i fortë dhe i qartë për luftën që po zhvillon Shqipëria ndaj krimit të organizuar.
 
“E kishim diçka që pritej, është inkurajim, është edhe ditë reflektimi, mbi të gjitha është inkurajim për të ecur përpara. Le ta quajmë si kapitull të mbyllur statusin. Do të doja që klasa politike të bashkohet për të pasur një axhendë evropiane. Mos të harrojmë që edhe çështja e statusit kishte 5 prioritete. Ajo që shoh është luftë ndaj krimit korrupsionit. Në këtë kuadër Lazarati ishte sinjal i fortë dhe pozitiv për BE. Nuk ka asnjë të humbur, të gjithë të fituar. U bindën ndryshe nga dhjetori sepse kishin edhe zgjedhjet e veta në maj, ndërsa duhej parë edhe vullneti i qeverisë pasi kishte pak muaj në qeveri. Kemi reforma të rëndësishme për të bërë, dhe tani rriten përgjegjshmëritë dhe sfidat.” theksoi Lazimi

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Aksidentohen dy makina në aksin Vorë-Rinas, ndërron jetë në spital një nga shoferët

Aksidentohen dy makina në aksin Vorë-Rinas, ndërron jetë në spital një nga shoferët