Lazio feston sërish në derbi pasi mund Romën, Bogdani tjetër gol me Sienën

Lazio feston sërish në derbi pasi mund Romën, Bogdani tjetër gol me Sienën
Lazio ka mundur Romën në ndeshjen kryesore të kësaj jave të Serie A, me shifrat 2-1. Ndeshja filloi me tensione dhe ato u shfaqën që në fillim të takimit. Maarten Stekelenburg ndërhyn ndaj sulmuesit Miroslav Klose pas një aksioni të Lazios, duke bërë që të akordohet penallti në të mirë të Lazios dhe me këtë rast nga loja u përjashtua portieri i Romës.
I saktë nga penaltia ishte Hernanes i cili shënoi për 1-0 duke firmosur dhe epërsinë e Lazios. Roma në vazhdim e dominoi takimin përkundër disavantazhit numerik në fushë. Pas vetëm gjashtë minutash, një rrëmujë në zonë e shfrytëzoi më së miri Fabio Borini i cili shënoi nga afër , pasi më parë Juan kishte goditur tranversën. oja prihi ekuilibrat sërish në pjesën e dytë kur Mauri shënoi brenda zonës pas krosit të Ledesma ndërsa në fund Lazio u penalizua me përjashtimine Scalonit.

Ka rënë në sy edhe forma e shqiptarit Erion Bogdaniq ë hapi rrugën e fitores së Sienës 3-0 në "Franchi" ndaj Cagliari. Sulmuesi kuqezi shënoi brenda zonës me një gjysmëroveshatë, duke i dhënë avantazhin bardhezinjve. Rezultatet:
Parma 1 - 2 Napoli
Roma 1 - 2 Lazio
Fiorentina 2 - 0 Cesena
Lecce 2 - 2 Genoa
Siena 3 - 0 Cagliari
Udinese 0 - 0 Atalanta
Bologna 1 - 0 Novara

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Sarandë, arrestohet grabitësi serial, vodhi marketin (EMRI+VIDEO)

Sarandë, arrestohet grabitësi serial, vodhi marketin (EMRI+VIDEO)