Lazio thyen Napolin në ‘Maradona’ dhe ngjitet në vend të dytë, Dortmund-i udhëheq Bundesligën

Lazio thyen Napolin në ‘Maradona’ dhe ngjitet në vend të dytë, Dortmund-i udhëheq Bundesligën

Momenti i golit të fitores

Ecuria e pabesueshme e Napolit drejt titullit kampion përplaset me një mur të quajtur Lazio. Kryeqytetasit bëjnë surprizën e madhe në ndeshjen hapëse të javës së 25-të të Serisë A duke mundur Napolin kryesues 1-0. Skuadra e Spalletit pëson humbjen e dytë sezonale të parën në fortesën e tyre në stadiumin Maradona dhe mundet pas tetë fitoreve radhazi. Sfidën e vendosi një supergol i mesfushorit Vecino në minutën e 67-të dhe Lazio merr vendin e dytë me 48 pikë duke lënë pas Interin e Milanin. Humbja pritet të zgjojë Napolin por që nuk e rrezikon ëndrrën titull pasi distanca nga vendi i dytë është 17 pikë. Sonte në mbrëmje luhet Fiorentina-Milan për Serinë A.

Në vitin 2023 Borussia Dortmund di vetëm të fitojë. Diçka të tillë e ka bërë edhe në ndeshjen hapëse të javës së 23-të ndaj Leipzig duke triumfuar 2-1 dhe merr përkohësisht komandën e Bundesligës. Për verdhezinjtë shënuan Reus me penallti dhe Emre Can ndërsa Forsberg vetëm sa ngushtoi diferencën e golave. Sot Bayern Mynih është i detyruar të fitojë në Shtutgart nëse do të rikthehet menjëherë në komandën e kampionatit gjerman.

*Përgatiti Andi Kapxhiu

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnjë, lejuan 37 ndërtime pa leje në 2019-2021, dënohen 12 persona! Mes tyre  2 kryeinspektorë dhe 2 inspektorët e IKMT-së

Lushnjë, lejuan 37 ndërtime pa leje në 2019-2021, dënohen 12 persona! Mes tyre 2 kryeinspektorë dhe 2 inspektorët e IKMT-së