PRISHTINE- Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj u mblodhën sërish. Kësaj radhe në selinë e Nismës për Kosovën, ku biseduan për hapat e mëtejmë të koalicionit LDK-AAK-Nisma. Pas takimit u tha se nuk u bisedua për kushtet e Vetëvendosjes, porse kërkesa e tyre po trajtohet. Haradinaj tha se pret një vendim të drejtë nga Gjykata Kushtetuese sa i përket çështjes së mandatarit për qeverinë e ardhshme, ndërsa shtoi se edhe Vetëvendosje është partner për t’i thotë ‘jo’ Qeverisë Thaçi 3.
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa pas takimit u largua menjëherë duke lënë para mediave anëtarin e kryesisë së kësaj partie, Lutfi Haziri. Ky i fundit, bashkë me Fatmir Limajn si nikoqir e Ramush Haradinajn si i nominuar për kryeministër, thanë se takimi ishte në funksion të koordinimit të programeve politike, ndërsa asnjëri nuk u shpreh qartë sa i përket raporteve me Lëvizjen Vetëvendosje.
I pyetur se cila është përgjigja për Vetëvendosjen, e cila ka vënë kush ndërprerjen e dialogut me Serbinë, Haradinaj tha se po trajtohet kërkesa e tyre. Por, ndërkohë kur u pyet konkretisht, Haradinaj i dha kahje tjetër përgjigjes.
Edhe kur u pyet nëse ka zbutje të qëndrimit nga Vetëvendosje, Haradinaj u rezervua në përgjigje.
“Jo, jo nuk po flasim për zbutje, ne po qartësohemi, po shpjegohemi. Edhe ju lutemi pyetini ata”, tha ai.
Ndërsa i pyetur nëse LDK, AAK dhe Nisma mund ta bëjnë qeverinë pa Vetëvendosjen, Haradinaj tha se edhe Vetëvendosje është partner për t’i thënë ‘Jo’ Qeverisë Thaçi 3.
“Ne e kemi një marrëdhënie kontraktuale mes tri subjekteve politike, por e kemi një partneritet, të paktën për këtë pozicionin e nisjes shumë serioz ‘Jo Thaçi 3’, ku Vetëvendosje i ka aksionet e veta politike”, tha Haradinaj.
Po, çfarë vendimi pret Haradinaj nga Gjykata Kushtetuese, sa i përket interpretimit të saj për mandatarin për formimin e Qeverisë?
”Një vendim të drejtë që të reflektohet realiteti politik në Kosovë”, tha ai.
Edhe Lutfi Haziri i LDK-së tha se pret një vendim të drejtë, ndërsa u përgjigj edhe kur u pyet për informacionet për mundësinë e një qeverie teknike.
“Kosova është politike sa nuk e duron asnjë qeveri teknike”, tha ai.
Kurse, kreu i Nismës, Fatmir Limaj foli për rezultatet e takimit të sotëm.
“Sot po ashtu janë formuar edhe dy grupe tjera të ekspertëve të cilët do të vazhdojnë fuzionimin dhe listimin e prioriteteve të qeverisë së ardhshme”, tha ai.
Takimi i sotëm i treshes që synon formimin e qeverisë së re, pritet të pasohet në ditët e ardhshme nga një takim tjetër, ku përveç krerëve të LDK-së, AAK-së dhe Nismës, do të jetë edhe kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti.
Deri atëherë, partitë e koalicionit opozitar, pritet ta kenë një përgjigje të qartë karshi kushteve të Vetëvendosjes, një prej të cilave është edhe ndërprerja e dialogut me Serbinë.
Marrë nga "RTK"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com