LDK-AAK-Nisma: Na hapet rruga për krijimin e institucioneve me partnerët e tjerë

PRISHTINË - Koalicioni LDK-AAK-Nisma vlerëson se me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, të publikuar sot, hapet rruga për krijimin e institucioneve nga blloku LDK-AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë.

"Aktgjykimi, në veçanti në pikat 126 dhe 127, saktëson të drejtën dhe detyrimin kushtetues të deputetëve për të gjetur mënyrën për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit, i cili zgjidhet me shumicën e votave", thuhet në komunikatën e sapodërguar nga koalicioni paszgjedhor.

Në deklaratë theksohet se, "koalicioni LDK-AAK-Nisma, bashkë me partnerët, do të vijojë punën për të finalizuar ndërtimin e institucioneve të reja të Republikës së Kosovës, në përputhje me vullnetin e të zgjedhurve të popullit të Kosovës".

"Koalicioni dhe partnerët janë të përkushtuar që institucionet të ndërtohen sa më parë, me qëllim që të jenë në funksion të interesave të qytetarëve të Kosovës", përfundon komunikata.

Në Aktgjykimin e Kushtetueses, në dy nenet që përmenden në komunikatë, thuhetse "askund në Kushtetutë nuk parashihet që dështimi në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit do të shkaktonte mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare".

Ndërsa në pikën 127, thuhet se është e drejtë dhe detyrë e të gjithë deputetëve të Kuvendit që të gjejnë mënyrën për të zgjedhur Kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit, në pajtim me dispozitat kushtetuese në lidhje me Rregulloren relevante të Kuvendit dhe të bëjnë Kuvendin funksional"./ATSH/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen