LDK-AAK-Nisma: PDK të njohë realitetin politik në Kosovë
PRISHTINË, 4 Korrik /ATSH-B.Jashari/.-Koalicioni LDK-AAK-Nisma konsideron se retorika e përdorur ditëve të fundit nga PDK-ja është në kundërshtim të plotë me parimet e demokracisë dhe votës së lirë. “Duam të përkujtojmë PDK-në se institucionet e reja nuk mund të krijohen me metoda klandestine, shantazhe e as presione ndaj përfaqësuesve të zgjedhur të popullit. Asnjë […]
Kosove-Pamje nga Prishtina Foto ATSH
PRISHTINË, 4 Korrik /ATSH-B.Jashari/.-Koalicioni LDK-AAK-Nisma konsideron se retorika e përdorur ditëve të fundit nga PDK-ja është në kundërshtim të plotë me parimet e demokracisë dhe votës së lirë.
"Duam të përkujtojmë PDK-në se institucionet e reja nuk mund të krijohen me metoda klandestine, shantazhe e as presione ndaj përfaqësuesve të zgjedhur të popullit. Asnjë parti politike nuk është e obliguar që kundër vullnetit të saj të krijojë partneritet me PDK-në, në mënyrë që t'ia sigurojë asaj shumicën parlamentare", thuhet në komunikatën e përbashkët të koalicionit paszgjedhor, të tre subjekteve parlamentare sipas rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme të 8 qershorit.
"Ftojmë Partinë Demokratike që t'i respektojë proceset shtetformuese të Kosovës dhe të njohë realitetin politik në Kosovë. Qeveria LDK-AAK-Nisma dhe partnerët tjerë, është qeverisje e shumicës dhe ka marrë drejtim. Kjo nuk mund të ndalet me asnjë presion dhe shantazh të zyrtarëve të PDK-së", thuhet në komunikatën e përbashkët të koalicionit LDK-AAK-Nisma.
Kosova, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 8 qershorit, është në pritje të konstituimit të institucioneve të reja, si rezultat i votës së qytetarëve, se kush do e formojë qeverinë e re, Hashim Thaçi, i nominuari nga subjekti politik fitues - Partia Demokratike e Kosovës në koalicion parazgjedhor me katër parti të tjera të vogla, apo Ramush Haradinaj, i nominuari nga koalicioni paszgjedhor i dy partive të opozitës - Lidhjes Demokratike të Kosovës e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe subjektit të ri politik Nisma për Kosovën, me përkrahjen e kushtëzuar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, të shpallura zyrtarisht nga
KQZ, koalicioni i PDK-së ka 30,38 % të votave - 37 deputetë , ndërsa LDK 25,24 % - 30 deputetë, Lëvizja Vetëvendosje 13,59 % - 16 deputetë, AAK 9,54% - 11 deputetë, Nisma për Kosovën 5,15% - 6 deputetë.
Të gjitha këto subjekte politike shqiptare kosovare së bashku kanë 100 deputetë në Kuvendin e Kosovës 120 anëtarësh, ku 20 deputetët e tjerë janë nga komunitetet pakicë, 10 prej tyre serbë - 9 të Lista Srpska (Srpska Lista), e cila ka 5,22% të votave./k.s/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
48.1%
-
Jo
49.8%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 8396
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 1400 emigrantë brenda 17 orëve! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 80%
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32