LDK e bindur se demarkacioni do
të kalojë në Kuvend ashtu siç është

LDK e bindur se demarkacioni do<br />të kalojë në Kuvend ashtu siç është
Debatet për demarkacionin sa vijnë e shtohen. Kështu, Lidhja Demokratike e Kosovës i ka mbledhur deputetët e vet në krye me liderin Isa Mustafa, në sallën Alternative të Kuvendit, ku është diskutuar për këtë temë, raporton KTV.

Megjithëse takimi nuk ishte për media, është parë se brenda janë bërë prezantime me video projektor, ku prezantoheshin harta të territorit të Kosovës, ndërsa në shumë raste, janë dëgjuar tone të ngritura nga deputetët.

Deputetë të LDK-së jashtë kamerave, kanë thënë se për këtë çështje duhet të debatohet gjerë e gjatë, në mënyrë që të dilet me një përfundim.

Janë të bindur se marrëveshja do të kalojë e njëjtë, siç është në formën aktuale, ashtu si ka deklaruar një ditë më herët kryeministri Mustafa.

Mësohet se marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi po planifikohet që në Kuvend të dërgohet më 4 gusht, një ditë pas tryezës ku do të përballen argumentet e ekspertëve me Komisionin Shtetëror, datë kjo që nga Kryesia e Kuvendit, është caktuar për seancë të rregullt plenare.

Sigurimi i Kuvendit, me kërkesë të zyrtarëve të LDK-së, i ka larguar gazetarët nga korridori te salla alternative, me arsyetimin se takimi nuk është lajmëruar për media.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Noizy në kërkim nga autoritetet e Kosovës, Stresi tregon si nisi sherri: Ai na shan nga familja, unë nuk jam servili i askujt

Noizy në kërkim nga autoritetet e Kosovës, Stresi tregon si nisi sherri: Ai na shan nga familja, unë nuk jam servili i askujt