LDK,Lama: Presidentja Jahjaga
s'ka guxim ta kryejë detyrën e saj

LDK,Lama: Presidentja Jahjaga<br />s'ka guxim ta kryejë detyrën e saj
Bllokimin për krijimin e Qeverisë dhe institucioneve të tjera, deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Alma Lama, ja hedh fajin Partisë Demokratike të Kosovës.

Ajo këto bllokime i quan të qëllimshme nga ana e PDK-së, por në të njëjtën kohë fajin ja hedh edhe Gjykatës Kushtetuese.

Lama, ka komentuar edhe thirrjen e fundit për konsultim nga ana e Flora Brovinës, e cila i ftoi liderët e partive politike për t’u konsultuar për datën e caktimit për seancën e radhës së Kuvendit të Kosovës.

Lama, tha se thirrjen nuk mund ta bëjë Brovina, por sipas saj këtë duhet ta bëjë shumica, ose presidentja.

“Dua ta akuzoj Gjykatën Kushtetuese, e ka bërë nga padituria, apo e ndikuar nga PDK-ja dhe kjo mbetet të shihet, mirëpo kjo është e vërteta. Në demokraci vendos shumica, e jo një person siç po bën Flora Brovina. Kjo detyrë është e presidentes, e cila nuk po ka guxim ta kryejë detyrën e saj”, ka thënë deputetja Lama në RTV21.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje