LDK zyrtarizon kandidaturën e Avdullah Hotit për kryeministër të Kosovës

LDK zyrtarizon kandidaturën e Avdullah Hotit për kryeministër të Kosovës

Avdullah Hoti

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë zyrtare kandidimin e Avdullah Hotit për kryeministër të Kosovës.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa në një konferencë për medie ka thënë se Hoti do të jetë kandidat i LDK-së për kryeministër.

"Ne javën e kaluar kemi diskutuar lidhur me punën e qeverisë. Kemi vlerësuar se qeveria ka bërë punën mirë, ka arritur ta rikthejë Kosovën në arenën ndërkombëtare. Kemi vlerësuar që qeveria ka punuar mirë në luftën kundër pandemisë. Po ashtu, kemi vlerësuar se programi i rimëkëmbjes ekonomike. Vlerësimet tona janë se qeveria nuk ka ra për shkak të mos punës, gjithë kjo ka ndodhur jashtë fajit të qeverisë. Kjo ka ndikuar që edhe sot ne ta konsiderojmë se z.Hoti është kryeministër i kësaj qeverie në vazhdim. Do të vazhdojë të jetë kandidat për kryeministër në zgjedhjet", tha Mustafa.

Hoti aktualisht është kryeministër në detyrë i Kosovës, pasi LDK vendosi që ai të jetë në këtë pozicion pas rrëzimit të Qeverisë së Albin Kurtit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koqevari: 31/12/2020 05:47

    Ky do fitoj para jesbllahut albn

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë