“1000 penelata”, Galeria Kombëtare
 fton fëmijët në festën e ngjyrave

“1000 penelata”, Galeria Kombëtare<br /> fton fëmijët në festën e ngjyrave
Në Galerinë Kombëtare të Arteve më date 13 Prill 2016 do të nisë si mini-projekt, “1000 penelata në telajo” në kuadër të stinës së pranverës. Në mbështetje të programit të Ateliesë së Edukimit Artistik në GKA, stina e pranverës do të festohet nga fëmijët përmes ngjyrave.

Mini - projekti “1000 penelata në telajo” ka për qëllim të nxisë publikun e ri dhe publikun e së ardhmes të bëhet pjesë e Galerisë, Ateliesë së Edukimit dhe aktiviteteve të saj.
Aktiviteti është konceptuar në realizimin e një pikture me përmasa të mëdha ku dhjetëra fëmijë do të lënë gjurmën e tyre.

Galeria Kombëtare fton të gjithë fëmijët e shkollave dhe kopshteve të vijnë dhe të marrin pjesë në këtë krijim me ngjyra, mbi telajon e bardhë. Secili mund të vizatojë, apo pikturojë atë që ndjen dhe të gjithë do të jenë autorët e një krijimi artistik të përbashkët.

Mini-projekti “1000 penelata në telajo” do të nisë më date 13 Prill dhe do të përfundojë më 13 Maj 2016.  Gjatë kësaj periudhe çdo fëmijë, apo nxënës është i mirëpritur të vijë në Galerinë e Arteve i shoqëruar nga një person i rritur ku gjithashtu do të gjejë materialet e nevojshme për të vizatuar, ose pikturuar mbi një telajo me përmasa 2 x 3 m.

Pas një muaji procesi krijimtarie, telajo do të cilësohet një pikturë e përfunduar ku dhe do të ekspozohet në hollin e GKA.

Çdo fëmijë që ka hedhur një ngjyrë, apo ka krijuar një imazh në këtë tablo do të jetë bashkëautor i saj, ndërsa Galeria do të ruaj një kujtim të mrekullueshëm dhe një krijim të denjë për t’u ekspozuar për publikun.

Galeria njofton se “Fëmijët dhe nxënësit mund të vijnë në grupe, ose individualisht, të shoqëruar nga mësues, edukator, apo familjarë. Telajoja dhe materialet do të presin fëmijët në hollin e GKA. Procesi i punës do të dokumentohet në vijimësi me imazhe fotografike në faqen zyrtare të web-it dhe Facebook të GKA”. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri