“18 shkurti”, Basha: Rumania është
shembulli i përballjes së qytetarëve

“18 shkurti”, Basha: Rumania është<br />shembulli i përballjes së qytetarëve
Nga data 18 shkurt protesta e opozitës nuk do të ndalen. Duke përcjellë mesazhin e e reagimit të fortë qytetar , kryetari i PD Lulzim Basha i është referuar protestave në  Rumani ku u detyruan të japin dorëheqjen shumë ministra. Sipas Bashës përballë  qytetarëve asnjë qeveri e korruptuar nuk mund të rezistojë. Përballja do të vijojë edhe pas 18 shkurtit tha Basha pas një takimi në degën 2 në Tiranë.
 
Kështu kryetari i Partisë Demokratike ka zbardhur një pjesë të skenarit të  protestës s ë opozitës që nis me 18  shkurt përpara kryeministrisë. Kreu i PD  tha pas një takimi në degen 2  në Tiranë se nga data 18 nis lëvizja mbarë popullore në vend  duke lënë të kuptohet në këtë mënyrë se protestat do të vijojnë. 

Sipas Bashës kjo lëvizje mbarë popullore do të çlirojë vendin nga kasta e të korruptuarve dhe do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.

“Më 18 shkurt nis një proces i pakthyeshëm, një lëvizje mbarë popullorë për t’i dhënë fund kastës së korruptuar, për të çliruar Shqipërinë që sot është peng i kësaj kaste. Për t’i dhënë vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe përmes tyre një qeveri të qytetarëve. Ky është fillimi i një lëvizje për të ndryshuar një herë e përgjithmonë fatet e këtij vendi, duke i dhënë fund një republike të korruptuar e të falimentuar, duke ndërtuar së bashku pushtet me qytetarët dhe për qytetarët”, u shpreh Basha.
 
Reagimi qytetar do të jetë kundër kastës së të korruptuarëve në pushtet. Sipas tij gënjeshtrave të Ramës dhe mos mbajtjes së premtimeve do t’i përgjigjen vetë shqiptarët.

“Ku ngrihen qytetarët, ku ngrihet rinia nuk ka qeveri të korruptuar e të inkriminuar t’ju bëjë ballë. E pamë në Rumani, tani është radha e shqiptarëve të ngrihen kundër papunësisë, kundër shëndetësisë së kolapsuar, kundër arsimit në ditën më të zezë, kundër diskriminimit të rinisë që i është lënë emigracioni si rruga e vetme. Rinia është e persekutuara kryesore e këtyre katër viteve. Sepse këtu është ngritur një sistem antivlerash, ku krimi dhe krimineli bëjnë përpara, bëhen deputetë, bëhen kryetarë bashkish, bëjnë para e katandi, ndërsa rinia, intelektualët, të mençurit detyrohen të shkojnë në emigracion”, u shpreh Basha.
 
Ky është takimi i parë i kryetarit Basha me strukturat e PD në kuadër të organizimit të protestës së 18 shkurtit, pas vendimit të kryesisë  për të nisur aksionin e protestave. Mësohet se një peshë të rëndësishme në organizmin e këtyre protestave do ta kenë të rinjtë e forumit rinor demokrat.
 
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

 U hetua se lejoi kultivimin e kanabisit në Mallakastër, Gazmir Preçi 3 vite më pas Shef Antidroge në Durrës! Arrestohet për gjobëvënie ndaj pronarit të një lokali nate

U hetua se lejoi kultivimin e kanabisit në Mallakastër, Gazmir Preçi 3 vite më pas Shef Antidroge në Durrës! Arrestohet për gjobëvënie ndaj pronarit të një lokali nate