Hysni Burgaj, Agron Kuliçaj dhe ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Saimir Muça nuk kanë asnjë përgjegjësi për mos arrestimin e gardistëve të cilët më 21 Janar 2011 vranë 4 protestuesit e pafajshëm.
Me këtë vendim prokuroria i ka vënë kapak hetimeve për vrasjen e 4-fishtë të ndodhur 5 vite më parë. Pushimi i hetimeve për 3 ish-zyrtarët e Policisë së Shtetit konfirmohet për ReportTv nga prokuroria e kryeqytetit.
Një burim i rezervuar i tha televizionit se në përfundim të analizimit të gjithë dokumenteve dhe provave të sjella nga Policia e Shtetit ka rezultuar se nuk ka elementë të veprës penale që bëjnë përgjegjës ish-drejtorin e policisë Hysni Burgaj apo vartësin e tij Agron Kuliçaj.
Më 21 Janar prokurorja Ina Rama urdhëroi arrestimin e gardistëve si të dyshuar për ekzekutimin e protestuesve, por arrestimi i tyre nuk u krye pasi policia e drejtuar në 2011 nga Hysni Burgaj ktheu pas urdhër arrestet me pretendimin e gabimeve ortografike.
Në fakt pushimi i këtyre hetimeve u paralajmërua dhe një ditë më parë nga kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla i cili nga Shkodra deklaroi se 21 Janari i përket tashmë gjykatës, duke ju referuar rekursit që ndodhet në Gjykatën e Lartë për gardistët Ndrea Prendi, Agim Llupo e Margarit Kume.
"Prokuroria ka bërë gjithë veprimet e duhura ligjore me këtë rast çështjes në gjykim. Mendoj se prokuroria ka mbajtur qendrimin e duhur ligjor, ka kryer gjithë veprimet e duhura hetimore ne funksion të këtij hetimi."-tha Llalla nga Shkodra në datë 22 janar 2015
Pak ditë më parë një reagim për hetimet ndaj Burgajt, Kulicajt e Mucaj pati dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ku i pyetur për këtë dosje ai u shpreh se i takon prokurorisë.
Data 05.01.2016
"Kam depozituar kallëzim penal ndaj ish-drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit Hysni Burgaj për shpërdorim detyre lidhur me mos ekzekutimin në kohë të urdhërave të ndalimi për 6 punonjës së gardës së republikës përfshirë komandantin e gardës Ndrea Prendi për ngjarjet e 21 Janarit duke krijuar si pasojë mungesën e hetimit të përshtatshëm dhe t ëplotë të asaj ngjarje sepse vonesën e ekzukitimit të urdhërave të ndalimit çoj në manipulimin e provave. Aktualisht çështja është ende në hetim në prokurorinë e përgjithshme."tha Tahiri
Më 21 Janar 2011 teksa protesta e opozitës në atë kohë po shpërndahej efektivët e gardës qëlluan me plumba drejt turmës, ndërsa 5 vite më pas ish-lideri i opozitës sot kryeministër Edi Rama do të deklaronte se ai nuk e tradhton 21 Janarin dhe pse drejtësia, vonon por nuk harron.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Berisha tentoi të blejë heshtjen për viktimat e 21 janarit 2011
hetimet për Burgajn e Kuliçin">