Familjarët e viktimave të 21 janarit shprehen të zhgënjyer nga vendimi i Gjykatës së Lartë. Alma Veizi, e kontaktuar nga Report Tv deklaroi se është e lodhur nga e gjithë kjo histori.
Ndërkohë nesër, në Gjykatën e Tiranës do të zhvillohet seanca e radhës e padisë civile që familjarët e Ziver Veizit kanë ngritur për 21 janarin.
Nga ana tjetër, gazetari i plagosur në ngjarjet e 21 janarit shprehet për Report TV se e priste këtë vendim që një ditë pas vrasjeve në Bulevard.
Sipas Mahmutajt, neglizhencë kishte që në fillim nga ana e Prokurorisë me mbledhjen e provave dhe më pas iu dha dora e fundit nëpërmjet vendimeve të njëpasnjëshme të gjykatave.
“Ai është një skandal i vërtetë i drejtësisë. Jo se unë nuk e prisja këtë vendim..., e prisja që kur nisën hetimet, le të themi që pas 21 janarit, në datë 22 Janar 2011-ë, kur pash se cilët prokurorë bënin hetimin. Aty mu mbush mendja që kjo çështje kështu do të përfundonte. Dhe duke patur edhe atë përvojën time si gazetar i gjykatave e dija që ky do të ishte vendimi. Por çuditem për diçka tjetër, pse kaq vonë? Pse Gjykata e Lartë do të priste kaq gjatë për këtë? Le ta kishte bërë që atëherë. Dora- dorës, Prokuroria, hetuesit e saj lanë shumë prova pa marrë, anashkaluan prova të tjera, manipuluan prova të tjera dhe ccuan një dosje të cungua rnë gjykatë. DHe gjykata e shkallës së parë i dha dorën e fundit çështjes, duke iu dhënë pafajësi të pandehurve. Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e pafajësisë dhe është Gjykata e Lartë, ccuditem sepse provat në atë dosje janë të manipuluara, nuk janë të gjitha provat, janë hequr prova, dokumente. Jemi të gjithë dëshmitarë të asaj vbideos që ishte fshirë në serverat e Kryeministrisë. Janë mijëra prova të cilat janë hequr”, u shpreh gazetari Mahmutaj, i cili aktualisht jeton në Bruksel.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO