TIRANE- Përvjetori i fitores së parë të Partisë Demokratike, 22 marsit të vitit 1992, kaloi dje në një gjysmë heshtje nga Basha dhe Berisha.
Ndryshe nga ceremonitë e zhvilluara vite më parë, Basha dhe Berisha uruan anëtarët e PD-së për fitoren e tyre të dikurshme nëpërmjet dy postimeve në rrjetin social “facebook”. Ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha, personi i cili u bë presidenti i parë i zgjedhur pas 22 marsit të vitit 1992, uroi anëtarët e PD-së në “facebook”, duke theksuar se ajo ishte një ditë shumë e rëndësishme për shqiptarët, por edhe duke vijuar më pas akuzat e zakonshme ndaj kryeministrit Rama.
Konkretisht, sipas Berishës, shqiptarët duhet të ngrihen për të shpëtuar vendin nga qeverisja e Edi Ramës, duke lënë të kuptohet se partia ku ai bën pjesë është shpëtimi.
“Gëzuar 22 marsin, ditën e parë të lirisë dhe dinjitetit tonë, ditën që ne, me votën e lirë rrëzuam diktaturën e regjimit barbar të Hoxhës, nisëm ndërtimin e sistemit demokratik në vendin më monist dhe vendin e tretë më të varfër të globit. Në 22 vite, ne ende nuk jemi aty ku e meritojmë, por jemi vite dritë larg asaj kohe.
Sot Kosova është e lirë dhe e pavarur, Shqipëria është anëtare e NATO-s, afër marrjes së statusit të vendit kandidat dhe renditet tashmë në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta.
Por përsëri vendi ndodhet në një udhëkryq të vërtetë si asnjë vend tjetër, Ekzekutivi i vendit drejtohet nga një psikik, i mjekuar për vite e vite për sindromën bipolare dhe që, me energjinë e tij negative, rrënon çdo ditë këtë vend. 22 marsi është një kushtrim, është një apel për të gjithë ata që duan këtë vend, të ngrihen për të shpëtuar Shqipërinë nga shpërthimet e një njeriu të sëmurë rëndë, që di vetëm të rrënojë dhe mashtrojë shoqërinë tonë”,- shkruan Berisha në “facebook”.
Basha
Edhe kryetari formal i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, theksoi në një postim në faqen e tij në “facebook” arritjet e vendit nën qeverisjen e Partisë Demokratike, duke e cilësuar edhe si një histori suksesi. Por edhe Basha, ashtu si Berisha, nuk la pa sulmuar qeverinë, ndonëse ai u tregua disi më tolerant në akuzat ndaj Ramës, duke u fokusuar kryesisht tek çështja e statusit. Basha thekson se PD ia bëri gati statusin Ramës, por ai nuk arriti që ta merrte dhe po e vë sërish në rrezik marrjen e tij nga BE-ja.
“22 marsi 1992 shënoi fitoren e dritës mbi errësirën. Shqiptarët rikthyen sytë drejt Perëndimit dhe nisën rrugëtimin europian dhe euro-atlantik. Sot jemi anëtarë të NATO-s, Kosova është e pavarur dhe shqiptarët lëvizin të lirë në mbarë Europën. Integrimi i plotë i Shqipërisë në Europë është misioni hyjnor i Partisë Demokratike, që e nisi këtë rrugë me 22 mars 1992”,- shkruan Basha në “facebook”.
Selia e PD bosh
Zbrazëtia e përkujtimit të fitores së parë të Partisë Demokratike ishte e dukshme edhe tek selia e saj. Gjatë ditës së djeshme, godina e Partisë Demokratike ishte tërësisht e boshatisur; edhe në ditët e pushimit zyrtar ka pasur më shumë lëvizje në PD. Kjo zbrazëti nuk u vu re vetëm nga mungesa e njerëzve në ambientet e selisë, por edhe tek mjediset ku lihen makinat e parkuara, ku nuk kishte asnjë. Mesa duket, deputetët e PD-së apo anëtarët e strukturave kryesore të partisë, kanë preferuar që 22 marsin “ta festonin” në një ambient tjetër, duke mos u përfshirë fare në organizimin e PD-së.
Zyrat e selisë së Partisë Demokratike ishin të zbrazura, pasi asnjë nga zyrtarët nuk ishte në punë. Mesa duket, Basha i kishte lënë pushim punonjësit e tij, duke mos i nxjerrë në punë, pavarësisht organizimit të PD-së që ai ka iniciuar që 7 muaj më parë.
Gjatë ditës së djeshme, i vetmi aktivitet zyrtar i partisë më të madhe opozitare ishte një deklaratë për mediat, e bërë nga zëdhënësja e partisë, e cila, pasi përfundoi deklaratën, u largua, ashtu si pjesa tjetër e kolegëve demokratë.
Shkrimi u publikua sot (23.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Basha: 22 Marsi dita e fitores historike