TIRANE - Në Ditën e Dëshmorëve të Atdheut, krerët më të lartë të shtetit dhe të politikës shqiptare, nderuan sot me respekt dhe përulje Dëshmorët që ranë për Atdheun.

Presidenti, Bujar Nishani, Kryeministri Sali Berisha, Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, Kryebashkiaku, Lulzim Basha dhe drejtues të tjerë të lartë të kabinetit qeveritar zhvilluan homazhe në "Varrezat e Dëshmorëve", duke vendosur kurora me lule në monumentin, “Nënë Shqipëri”.

Presidenti Nishani, Kryeministri Berisha, Kryetarja Topalli kanë qenë të parët , që kanë nderuar e vendosur kurora pranë varrezave të të rënëve për lirinë e Kombit.

"Çdo shqiptar përulet me nderim të madh para djemve, vajzave që me sakrificë sublime bënë që shqiptarët t’i nderojnë sot", duke mos dhë kështu deklarata politike në këtë ditë."- tha Berisha pas homazheve.

Sot pas 5 vitesh Partia socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë mbërritur në orën 11: 00 së bashku tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Në një pjesëmarrje të gjerë nga deputetë socialistë dhe të LSI-së ata kanë vendosur kurora me lule pranë varrezave.

Kanë qenë të pranishëm politikanë të shumtë dhe ka patur një pjesëmarrje masive të qytetarëve. Pas përfundimit të homazheve Edi Rama nuk është prononcuar para gazetarëve.


BASHA: NDERIM DHE RESPEKT HERONJVE

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka bërë sot homazhe, në nderim të dëshmorëve të atdheut. Kryebashkiaku Basha ka vendosur kurora me lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri” dhe u përul me nderim dhe respekt ndaj bijve dhe bijave të këtij vendi që nuk kursyen as jetën për liri.

Basha ka vlerësuar në këtë ditë, së bashku me mirënjohjen e tij dhe të qytetarëve të Tiranës punonjësit e Policisë që ranë në krye të detyrës, në përpjekje për të krijuar një vend më të sigurt. Kreu i Bashkisë Lulzim Basha ka vizituar në këtë ditë të përkujtimit të dëshmorëve, familjet e heronjve Bedri Myslim Karapici i cili humbi jetën në moshën 20 vjeçare dhe familjes së Spartak Deliut, i vrarë nga Policia më 6 mars 1991, vetëm 15 vjeç, pas një proteste kundër regjimit komunist dhe në familjen e Qerim Alimehmetit.

Basha vizitoi sot edhe familjet e heroit të demokracisë Azem Hajdari. Kreu i Bashkisë së Tiranës ka vlerësuar kurajon me të cilën qytetarët shqiptarë pavarësisht moshës së tyre qëndruan dhe ranë heroikisht kundër pushtuesve dhe regjimit komunist në Shqipëri. “Nderim dhe respekt përjetë, heronjve të kombit shqiptar!”- u shpreh z. Basha.

ORA 10: 00 KRYEMINISTRI BERISHA: PERULEMI PARA DESHMOREVE TE KOMBIT

“Ndjenja, dashuria janë sot tek të rinjtë e kombit tonë, cdo shqiptar përulet me nderim të madh para djemve, vajzave që me sakrificë sublime bënë që shqiptarët t’i nderojnë sot. Bënë që Shqipëria të ecë në rrugën e Integrimit Europian, të shfrytëzojnë pasuritë që të krijojnë një të ardhme. Ata nuk kanë sot të dashurit, por kanë emrin e mirë për veprat, që ata kanë bërë”, - u shpreh Berisha sot pas vizitës së tij tek Varrezat e Dëshmorëve.
Redaksia Online
(ad.ti/shqiptarja.com)