Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj ka shpallur një nsimë të re për të tërhequr në Shqipëri jo vetëm “trurin shqiptar” të larguar jashtë, por dhe ekspertë të huaj për të ringjallur arsimin profesional.
Në Forumin Botëror të Arsimit në Londër, Veliaj shpalli nismën “Aftëso Shqipërinë!” e cila ka për qëllim të ftojë/sjellë në vendin tonë arsimtarë dhe administratorë shqiptarë e të huaj për të kontribuar në rikthimin e zanateve nëpërmjet arsimit profesional.
Në këtë forum Veliaj publikoi programin e MMSR-së për shkollat profesionale dhe nënvizoi rëndësinë strategjike të arsimit profesional në luftën kundër papunësisë së të rinjve në Shqipëri.
“Ne jemi në një proces ku po transformojmë arsimin profesional, duke u fokusuar tek aftësitë që ofrojnë punë në treg dhe jo tek diplomat e 20 viteve të fundit që nuk kanë treg. Gjithashtu, po shohim për njerëz me aftësi profesionale. Ne nuk mund të vazhdojmë të mësojmë se si ndërtohen autotraktorët apo industri të tjera të dështuara në Shqipëri, ndaj kemi vënë re se në shkollat ku kemi partneritet me mësues ndërkombëtarë, produktiviteti ka qenë më i lartë, nxënësit janë më të mirë dhe më të punësueshëm”, tha ministriVeliaj.
Programi “Aftëso Shqipërinë!” ka për qëllim të rekrutojë edukues apo administratorë shqiptarë ose të huaj me përvojë dhe me dëshirë për të kontribuar në misionin e përbashkët të të rikthyerit të zanatit në Shqipëri nëpërmjet arsimit profesional, duke i ftuar ata të bëhen pjesë e kësaj nisme. Kandidatët duhet të jenë në gjendje t’i kushtojnë të paktën një vit akademik punës së tyre në shkollat profesionale dhe të jenë të gatshëm të zhvendosen në zonat pranë tyre.
Kthimi i vëmendjes së qeverisë tek arsimi profesional bëri që numri i regjistrimeve në shkollat profesionale të rritej me 40% krahasuar me ata që përfunduan vitin e fundit të arsimit profesional në 2013. Sot, 53 shkollat profesionale në Shqipëri u shërbejnë 6.000 të rinjve, duke ofruar 44 drejtime dhe 110 profile mësimore.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com