SHKUP - Portalet maqedonase kanë zbardhur një hartë të partisë ultranacionaliste greke “Agimi i Artë”, dedikuar kryesisht situatës së nxehtë për emrin e Maqedonisëdhe pretendimeve për trojet e saj, por në fakt dalin edhe të gjitha pretendimet e tjera territoriale të kësaj organizate ndaj Shqipërisë dhe Bullgarisë.
Jugun e Shqipërisë, "Agimi i Artë" e quan "Epiri i Veriut, pushtuar nga Shqipëria", Macedonia, pushtuar nga Vardarska Republika dhe Eastern Rumelia, pushtuar nga Bullgaria dhe në fund kufijtë e zgjeruar të "Macedonia Liberated, Hellas" (Maqedonisë së çliruar, Greqi), e cila përmbledh gjithë shtesat territoriale të pretenduara.
Kjo hartë është nxjerrë edhe në një miting të kësaj partie, të mbajtur ditëve të fundit nëpër rrugët e Athinës dhe Selanikut, ku sipas tyre në qendër të vëmendjes është Maqedonia.
Mediat maqedonase theksojnë se veprimet dhe politika kontraverse e partisë naciste greke “Agimi i Artë” po vazhdon të shokojë opinionin e gjerë, transmeton Ina njoftimin.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com