“Agnus Dei”, rekord pjesëmarrjesh
e çmimesh në festivalet e botës

“Agnus Dei”, rekord pjesëmarrjesh<br />e çmimesh në festivalet e botës
Filmi që flet për luftën e Kosovës, “Agnus Dei”, i regjisorit kosovar, Agim Sopi, ka thyer ccdo rekord pjesëmarrjesh dhe trofesh në festivalet ndërkombëtare.


“Agnus Dei” do të jetë pjesëmarrës edhe në 10 festivale ndërkombëtare. Filmi “Agnus Dei” deri me sot është prezantuar në 120 festivale ndërkombëtare, ndërkaq këtë film e presi rrugëtime të tjera.


Sopi ka pohuar se filmi është projketuar të jetë pjesëmarrës edhe në 10 festivale të tjera nëpër botë. Pas 120 festivaleve ndërkombëtare, pas 55 nominimeve dhe 50 çmimeve kinematografike, filmi kosovar Agnus Dei me regji e skenar të Agim Sopit ka marr ftesat zyrtare për të në 10 festivaleve të rëndësishme, të mabjtuar përgjatë dy muajve të ardhshëm nëpër metropolet botërore.

filmi i sukseshem agnus

Festivalet ku do të shfaqet Agnus Dei janë: BLOË-UP Chicago International Film Fest – Chicago, USA, Singapore International Film Festival – Singapore, Toronto Ëorld International Film Festival – Toronto, Canada, Las Vegas Galaxy Film Festival – Las Vegas, USA, Hong Kong Ëorld Film Festival – Hong Kong, China, The Strange Film Festival / Aëards – San Diego, USA, IFA International Film Festival – Beverly Hills, USA, La Rioja es de cine – La Rioja, Spain, Delhi International Film Festival – Neë Delhi, India dhe Hollyëood International Film Festival – Los Angeles, USA.

filmi i sukseshem agnus

Skenarin e filmit e ka bërë vetw regjisori Agim Sopi, i cili është edhe bashkëproducent me Milazim Salihu. Në film luajnë aktorwt Astrit Alihajdaraj në rolin e Petritit, Dafina Berisha në rolin e Marias, Çun Lajqi në rolin e Vuk-ut, dhe Zhaklina Oshtir, Enver Petrovci dhe Lumnie Sopi. “Agnus Dei” sjell rrëfimin mbi fatin e një djali i cili ishte fryt i dashurisë të ndaluar mes një të riu shqiptar dhe një serbeje në kohën e ish-Jugosllavisë. Rrëfimi nis në kohën kur marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve janë armiqësuar. Ai bëhet pjesë e ushtrisë serbe, pjesë e krimit që u krye në Kosovë, dhe pjesë e incestit që çon deri në vetëvrasje.

filmi i sukseshem agnus

Çmimi i fundit që ka fituar filmi ishte “Çmimi special i jurisë” në festivalin “California Film Awards” 2014. Çmimet e tjera që ka fituar “Agnus Dei” janë: Audience Award - Prishtina International Film Festival, Gold Prestige Award –The Prestige Film Festival – Eureka, California, Honorable Mention Award – The international Film Award Berlin, Best Feature Film – Cannes van d’Or – European Film Festival, Best Feature Film – Ionian International Film Festival – Lefkas, Best Film in Festival – London Crystal Palace International Film Festival, Best Foreign Film – London Film Awards 2013 – London, UK, Grand Special Jury Prize – California Film Awards 2013 – San Diego, USA, etj.


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin