“Airport”, raportet Shqipëri-Greqi
Xhufi: Athina të heqë ligjin e luftës

“Airport”, raportet Shqipëri-Greqi<br />Xhufi: Athina të heqë ligjin e luftës
TIRANE- Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi janë vënë sot në fokus të bisedës në emisionin “Airport” nga Erjona Rusi në “A1 Report”. Raportet mes dy vendeve janë karakaterizuar gjithnjë me ulje e ngritje të vazhdueshme, me tensione, incidente e akuza të ndërsjella që shpesh janë cilësuar si një marrëdhënie dashuri-urrejtje.

Për shumë analistë gjithë rastet e përsëritura të incidenteve, kanë evidentuar gjithnjë e më shumë dy qendrime diametralisht të kundërta, nga njëra anë prepotenca e Athinës zyrtare dhe nga ana tjetër përulesia e Tiranës. Por me ardhjen në pushtet të socialisteve duket se këto marrëdhënie kanë hyrë në një fazë të re, në mos të përmirësimit të tyre, të ballafaqimit të problemeve që pengojnë një marrëdhënie të mirë mes fqinjësh.

I pyetur në lidhje me raportet mes dy vendeve sa i takon ligjit rë luftës Pëllumb Xhufi tha se “Ky ligj ekziston, dhe kjo është pranuar edhe nga përfaqësues të qeverisë greke. Ligji i luftës të trondit kur e dëgjon. Me të drejtë shpresojmë që të veprohet në këtë drejtim, që na ndihmojë në kuadër të integrimit. Ne kemi bërë traktatin e miqësisë që shpreh vullnetin që artikulohet në marrëveshje. Edhe ne presim që Greqia të heqë në mënyrë eksplicite ligjin e luftës. Duhet të ratifikohet çështja. Është gabim dhe turp i madh, pasi që në kohën e qeverisë komuniste është shtruar ky problem. Ndaj nuk ka pasur kontakte në nivel politik.

Pala greke si të thuash i trembej nënshtrimit të këtyre problemeve. Greqia ka nënshkruar marrëveshjen europiane të mbrojtjes së minoriteteve, por nuk e ka ratifikuar. Kështu është edhe çështja e ligjit të luftës. Kjo është edhe çështje imazhi për Greqinë, pasi është turp të qëndrosh në këtë situatë. Kjo qeveri e ka shtruar me dinjitet këtë problem. Hipokrizia në marrëdhëniet ndërkombëtare duhet të përfundojë. Këto probleme nuk mund të zgjidhen menjëherë, por duhet të diskutohen. Nuk është e drejtë të thonë që nuk e njohim çështjen çame. Ky është një kthim prapa për vetë Greqinë. Kjo çështje dëmton imazhin e greqisë, por për ne është jetike. E rëndësishme është që u vendos nëaxhendë, po kështu edhe çështja çame. S’ka dhe nuk mund të ketë tërheqje nga kjo çështje”.

MARRËDHËNIET SHQIPËRI-GREQI MES MIQËSISË E LUFTËS
Në 15 tetor mbërriti në Tiranë ministri i Jashtëm dhe zv/kryeministrit grek, Evangelos Venizelos, ku për herë të parë shefi i Diplomacisë greke u përball publikisht me kërkesat e Tiranës zyrtare për të zgjidhur ato që mbeten çështjet më delikate mes dy vendeve tona: Ligji i luftës, çështja çame dhe delimitimi i kufijve detare.

Përmes qëndrimit diplomatik të ministrit të Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati, Tirana zyrtare i kërkoi publikisht Athinës heqjen e ligjit të luftës të vendosur nga Greqia në vitin 1940. Por për Greqinë gjendja e paqes mes dy vendeve është shpallur që nëvitin 1987 me vendim të Këshillit të Ministrave.

Kështu edhe një herë Athina zyrtare shfaqet këmbëngulëse në realizimin e kërkesave të saj, çka në fakt kanë dominuar në pjesën më të madhe të kohës marrëdhëniet komplekse mes Shqipërisë e Greqisë. E ndërsa debatet dhe diskutimet do të vijojnë në pritje të vizitës së presidentit grek Karolos Papuljas, ky rifillim i ri do të ketë në krye të axhendës të njëjtat çështje delikate që prej dekadash mbajnë pezull marrëdhëniet mes dy vendeve dhe ende presin të gjejnë zgjidhje.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ S'ka mrekulli në 'Elbasan Arena', Egnatia eliminohet me penallti nga Borac Banja

Champions League/ S'ka mrekulli në 'Elbasan Arena', Egnatia eliminohet me penallti nga Borac Banja