“Albanian Hip-Hop culture” për
herë të parë në Shqipëri

“Albanian Hip-Hop culture” për<br />herë të parë në Shqipëri
Sivjet për herë të parë në historinë e dansit në vendin tonë, do të organizohet evenimenti për kërcimin Hip-Hop.

“Albanian Hip Hop Culture”,  “Kultura e Hip Hop-it Shqiptar” do të jetë një spektakël dhe shou që do të mbledhë gjithë adhuruesit e këtij stili kërcimi.

Pas organizimit të vjetshëm që u ndërmor nga shoqata “Aleanca Franceze” në bashkëpunim me Ambasadën Franceze, (event që zgjati katër ditë dhe u zhvillua në 4 qytete Korçë, Shkodër, Elbasan, Tiranë) duke e promovuar këtë kulturë të re në vendin tonë, por edhe duke e njohur publikun tonë me atë çfarë është Hip-Hop i vërtetë dhe elementët e tij shprehës si Graffiti, Break Dance dhe D.J.  

Sivjet është menduar sërish  që kjo nismë të vazhdojë, për ta riorganizuar e për ta bërë të përvitshëm këtë eveniment, duke marrë pjesë  një grup artistësh nga të dyja vendet si Franca ashtu edhe Shqipëria.

Artistët që performojnë janë me origjina të ndryshme si nga Algjeria, Kameruni dhe Burkina, por jetojnë dhe performojnë në Francë.  

Qëllimi i këtij eventi ka si synim të nxjerrë në pah Kulturën Urbane, e cila është një reflektim i drejtëpërdrejtë i kulturës dhe shoqërisë së ditëve të sotme.

Kultura Urbane inkurajon dhe motivon të gjitha format e arteve dhe sporteve në të gjitha format e tyre.

Në Shqipëri nuk ka pasur ndonjëherë ndonjë promovim ose inkurajim për të zhvilluar më tej format e ndryshme të arteve pamore apo atyre të muzikës në përmasa të tilla.

Ky event special do të zhvillohet në Tiranë në fund të nëntorit dhe do të zgjasë disa ditë.  

hip-hop culture

Synimi i organizatorëvë është që të jepet një shembull pozitiv rinisë shqiptare si në art ashtu edhe në sport, ku artistë e sportistë të ndryshëm nga e tërë bota mund të marrin pjesë dhe të bëhen një shembull konkret për të rintjë shqiptar. 

Një tjetër qëllim i këtij organizimi kulturor është  të krijohen atmosfera të tipit “workshop” ku artistë dhe sportistë internacional të punojnë e të ndajnë mendime dhe eksperienca pune me artistët e rinj shqiptarë, të cilët jo të gjithë e kanë mundësinë për t’i pasur këto shanse.

Publikuar në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve